“E kam parë shumë pak me thënë të drejtën.”-thotë Arbana Osmani për këtë edicion të “Big brother VIP 3”, duke shtuar: “Për shumë arsye, kryesisht sepse nuk kam qenë gjatë gjithë kohës në shtëpi. Edhe në shtëpi kur mblidhemi darkave fëmijët kanë dëshirat e veta për të parë ato që duan. Atë kohë që më mbetet kam zgjedhur të shikoj ato që nuk mund t’i shikoja kur bëja Big Brother.”
Në një intervistë për ‘Prive’, moderatorja u shpreh se “Nuk ka nevojë ta shoh shumë Big Brother. Ndjek pak dhe e kuptoj. Do jepja një gjykim të gabuar dhe sipërfaqësor. Kam parë që ka patur sukses dhe më bëhet shumë qejfi.”
Arbana në fjalën e saj i doli në krah produksionit që është përballur edhe me kritika. Sipas saj “Të bësh Big Brother nuk është e lehtë kështu që të gjithë ata që ndoshta e gjykojnë edhe punën e produksionit nuk është krejt e lehtë. Unë kam qenë vetë në vedin e tyre edhe meritojnë çdo lloj vlerësimi se është punë e vështirë.”
Po për Ledionin a ka ndonjë kritikë? “Jo, nuk kam.”-thotë ajo e prerë, duke treguar veçse vlerësime për të. “Ledionin e kam mik. Kam shumë lëvdata për të. E kam njohje shumë të vjetër edhe kemi kujtime shumë të bukura bashkë. Është një profesionist që unë e vlerësoj dhe nuk kam kritika.”Arbana