ANTON KOKAJ:MALËSORET PO I PINË LËNGUN SHIRITAVE TË INAGURIMIT , SE UJË DHE FINANCIMET KANË IKUR NË DREJTIM TË PA DITUR

0
Çdo vit në Malësinë e Madhe një shirit i prerë nga Kryeministri me vlera që shkojnë deri në 12 milion euro. Krahas qëndronin të buzëqeshur Kryetari i Bashkisë, deputetët dhe një pjesë e administratës ku të gjithë fërkonin duart, mesa duket fitimi ishte aq i mirë sa i bëri të mendojnë që malësorët këtë duan, të groposen këto vlera nën tokë. Pas gjithë këtyre vlerave, për të humbur vemendjen dhe përgjegjesinë, krijuan drejtorinë rajonale të quajtur SHAA . As ata vetë nuk e dinë më kush han e kush paguan.
Malësi fati i mirë i joni është që kemi plot burime uji dhe bjeshkë të mrekullueshme, por e keqja jonë është që pushtetarët nuk ngopen kurrë. Vazhdon Malësia me krizën e ujit, i vetmi ndryshim është se dikur kishim bolierat dhe sot kemi bidonët plastikë

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.