Nail Draga, Ulqin
Diskursi kulturor
Restaurimi dhe inaugurimi i Kullës së Çun Mulës në Muzeun e Malësisë së Madhe, paraqet ngjarje të veçantë jo vetëm për veriun shqiptar, sepse ky monument kulture iu përket të gjithëve, se kemi të bëjmë me historinë e popullit shqiptar dhe si e tillë duhet të vlerësohet dhe të kompletohet me artefakte të ndryshme, në favor të avancimit të vlerave etnokulturore kombëtare
Angazhimi i strukturave të ndryshme për restaurimin dhe konservimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore me vlera historike e etnografike paraqet moment të veçantë vlerësimi, sepse me një veprim të tillë i shërbëjmë mbrojtjës se monumenteve kulturore që janë me vlerë jo vetëm lokale por edhe kombëtare. Dhe në gamën e tyre monumenteve bën pjesë edhe Kulla e Çun Mulës, në Kushe të Hotit në Malësi të Madhe, e cila është tre katëshe me moshë mbi dyqindvjeçare.
Mërgimtarët sfiduan pushtetin
Duke pare pakujdesin e pushtetit si vendor e ate qendror ndaj monumentit të Kullës së Çun Mulës e njohur si e Bajraktarëve të Hotit, edhe tash në pluralizëm, mërgimtarët nga Malësia e Madhe u organizuan për të mbledhur fonde për restaurimin e saj, si monument kulture me rëndësi të veçantë kulturore e historike. Nën udhëheqjen e Arian Bajraktarit, i cili është trashëgimtari i familjes se Çun Mulës, arriti të realizoj një organizim përfekt, sepse në afatin kohor prej dy viteve arriten të mbledhin 440 mijë dollarë amerikan. Ishin këto mjete të mjaftueshme për të restauruar dhe konservuar këtë objekt më rëndësi të veçantë për Malësinë e Madhe, sepse paraqet historinë e Veriut Shqiptar. Përveç atyre individëve që dhuruan mjetet e nevojshme financiare, emrat e të cilëve janë në pjesën hyrëse të kullës, duhet përgëzuar edhe inxhinierin Zef Çuni i cili ka realizuar projektin e restaurimit dhe ndjekjen e zbatimit të punimeve.
Muzeu “Malësia e Madhe”
Nuka ka dilemë se restaurimi i kullës së Çun Mulës(1818-1896) e cila në popull është e njohur si Kulla e Bajraktarëve të Hotit, është kullë historike sepse në këtë kullë kanë jetur dymbdhjetë breza, nga Luc Gjoni e deri trashëgimtarët e tyre deri në ditët tona. Kjo kullë ka historinë e saj të veçantë sepse ajo është djegur tre herë(1890,1912,1919) nga sllavët(malazezë e serb). Por, goditjen përfundimtare e ka marrë në kohën e diktaturës në Shqipëri në vitin 1967. Ishte koha kur në Shqipëri u ndalua zyrtatisht predikimi i fesë, ku trashëgimtarët e familjarët e Çun Mulës-bajraktaritn të Hotit i dëbuan nga kulla e tyre duke i internuar, ndërsa kullën e “shtetëzuan”, duke e kthyer here në shkollë e herë në magazinë. Vetëm pas rënies së sistemit monist në Shqipëri në vitin 1991, trashëgimtarët e Çun Mulës u rikthyen në kullën e tyre.
Por, nga data 16 gusht 2024, përfundimisht kjo kullë, ka një emërtim tjetër u kthye në Muzeun „Malësia e Madhe“. Ishte kjo data e inaugurimit ku ishin të pranishëm mbi dymijë pjesëmarrës nga Malësia e Madhe, Shkodra e vise të tjera shqiptare, brenda e jashtë Shqipërisë. Nuk ka dilemë se numri ma i madh ishte nga Malësia e Madhe që është në Mal të Zi, sepse mërgimtarët e saj kryesisht në SHBA, ishin donatërët kryesor në financimin e restaurimit të këtij monumenti.
Misioni edukativ i muzeut
Në këtë muze janë të ekspozuara artefakte të ndryshme që janë vlerë etnografike të Malësisë së Madhe, por edhe fotografi të personaliteteve nga kjo krahinë dhe më gjerë. Një vend I veçantë I është kushtuar poetit kombetare At Gjergj Fishta, i cili në vitin 1902 ka qenë famullitar në Hot, ku edhe ka qendruar në kullën e Çun Mulës ku ka shkruar pjesë që janë në kuadër të librit monumental “Lahuta e Malcis”. Pikërisht duke vlerësuar veprën e tij në muze ekziton dhoma e At Gjergj Fishtës, si e veçantë në këtë kompleks muzeal.
Autori në dhomën muzeale te Gjergj Fishtës
Në këtë muze, duhet të vendosën shumë dokumente, relike të trashëgimisë materiale, opinione, përshkrime e studime e botime të autorëve të huaj, që kanë qenë si vizitor apo studiues në krahinën e Malësisë. Madje, do të ishte e udhës që në një kënd të muzeut të vendoset një bibliotekë për Malësinë (libra, revista e gazeta).
Ky muze ka vlera edukative e arsimore e kombëtare. Sepse, me nxënësit e shkollave të ndryshme si fillore e të mesme, mund të zhvillohen leksione jo vetëm nga lënda e histories. Aty mund të flitet për Norën e Kelmendit, Çun Mulën, Dedë Gjon Lulin, Kryengritjën e Malësisë së Madhe(1911), Kuvendi I Greçës(1911), Luftën e Koplikut(1920), Gjergj Fishtën, Prekë Calin, Mul Delinë etj.
Objekti i Muzeut „Malësia e Madhe“
Nuk ka dilemë se hartuesit e të dhënave për eksponatet e ndryshme kanë mungesa të të dhënave, sidomos për disa personaltete historike, por shpresojmë se ato do të përmirësohen duke ofruar të dhëna të kompletuara, për ngjarjet dhe kohën përkatëse.
Muzeu në ingerenca të Bashkisë
Të gjithë ata të cilët do të udhëtojnë nëpër Malësi të Madhe nga jugu në Hot e vazhduar për në Kelmend kanë mundësi të vizitojnë Muzen “Malësia e Madhe”, sepse aty është e prezantuar historia dhe etnokultura e Veriut Shqiptar. Në këtë aspekt ky muze paraqet një vlerë të shtuar edhe për turizmin kulturor, dukuri e cila ka vlera shumëdimensionale, si për vendas e ata të huaj.
Dhe së fundit, duhet thënë se pasi në Koplik si qendra administrative e Bashkisë Malësa e Madhe nuk ekziton muzeu, do të ishte e udhës që Kulla e Bajraktarëve të Hotit, që tani quhet Muzeu “Malësia e Madhe” të jetë nën ingerenca të Bashkisë, duke punësuar aty individë profesional, që njohin historinë dhe etnokulturën e krahinës dhe më gjerë. Një veprim i tllë do të ishte në favor të mbrojtjës të trashëgimisë kulturore në Malësi të Madhe si kudo në botën e qytetëruar.