Aktori Albano Bogdo:“Nuk kam folur për 22 vite me babain”

0
42

 Aktori Albano Bogdo rrëfen vështirësitë: Im at tregohej i ashpër! Mamaja bënte tre punë për të më mbajtur me bukë dhe rroba! Si e përjetova divorcin e prindërve

Si rrallë herë, aktori i humorit, Albano Bogdo ka folur përtej jetës së tij si artist, ku tregon me detaje vështirësitë që ai ka kaluar që në moshë të vogël kur prindërit iu divorcuan.Arrestohet aktori Albano Bogdo - Elbasani OnThotë se ka qenë 13 vjeç kur nëna dhe babai u ndanë dhe pesha e familjes ra mbi të. Edhe pse fillimisht nuk e ka kuptuar, aktori tregon se kur u bë 18 vjeç filloi të kuptonte se pasioni i tij për aktrimin ishte shuar, pasi duhet të punonte kamarier e banakier për të mbajtur familjen.Bogdo thotë se mungesën e babait e ka ndjerë para divorcit, pasi siç shprehet aktori, ai asnjëherë nuk ka qenë i kënaqur me të birin.“Unë nuk e kam përjetuar keq divorcin e prindërve. Kur je 13 vjeç dhe të ndahen prindërit dhe nuk ke babain, je në periudhën më të bukur të jetës, je adoleshent bën ca të duash dhe nuk ke një burrë që të të bërtasë në shtëpi, bën ca të duash. Fillon pi cigare, kthehesh kur të duash. Kur bëhesh 18 vjeç dhe presin nga ty që të punosh fort, atëherë kupton që mbaroi gallata dhe duhet të shtrojmë kurrizin. Kjo ishte periudha kur unë u dorëzova dhe thashë kjo është jeta ime, do filloj të punoj banakier, kamarier.Albano Bogdo: Kam besim tek mjekët | GAZETA SHËNDETIUnë mungesën e babait e kam ndjerë që kur babai ka qenë në shtëpi, para se të divorcoheshin. Ai kishte zgjedhur që të tregohej sa më i ashpër me mua që unë të bëhesha burra. Me motrën dhe vëllain sillej ‘të keqen babi’, mua më thoshte asgjë nuk është mjaftueshëm. Më 1999 te TVSH bëhej një konkurs aktrimi. Dola i dytë në republikë, isha 12 vjeç, humba me gjysmë pike. U ulëm dhe pamë atë që kishte ndodhur. Mamaja që qante. Babai pa të gjithë performancën time dhe kur mbaroi më tha: Ça është kjo, këtë e bëjnë të gjithë!. Pra më ka munguar që kur ishte aty, kur iku nuk më mungonte”, ka treguar ai në emisionin “S’e luan Topi”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.