Ilirian Zhpua 

Gjethja është këmisha e rrushit,
bari është këmisha e tokës,
hiri është këmisha e prushit,
ajri është këmisha e botës,
fjala është këmisha e shpirtit,
puthja është këmisha e mallit,
drita është këmisha e syrit,
rrasa është këmisha e varrit,
rrezja është këmisha e diellit,
avulli është këmisha e ujit,

reja është këmisha e qiellit,
lëkura është këmisha e trupit…
Ashtu të veshura më trondisin të gjitha,
me bukuritë që frymojnë e magjepsin.
Po, kur i zhveshin këmishat…
Ah!… kur i zhveshin këmishat…
… vdesin!