Ismail Morina nuk ekstradohet në Serbi

0

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli ka falënderuar shtetin kroat për mos ekstradimin në Serbi të Ismail Morinës – Ballistit.

“Jam shumë i lumtur të njoftoj për mos-ekstradimin e Ismail Morinës nga organet kroate. Për këtë i falënderoj miqtë tonë kroat, në veçanti ministrin Boshnjakoviq, i cili sot nënshkroi vendimin”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Atëherë u drithëruan të gjithë, kur dy figura madhore të kombit shqiptar valëviteshin në qiellin e Beogradit. U thanë shumë pista në lidhje me gjithçka një djalë kuksian, mjeshtër dronësh, kishte bërë atë natë në një godinë të Beogradit teksa niste në drejtim të stadiumit brenda së cilës gjendej skuadra jonë kombëtare në një ndeshje të rëndësishme. E ndërsa atë natë pamjet spektakolare të rënies në fushë të banderolës me imazhin e Isa Boletinit dhe të Ismail Qemalit bënë xhiron e botës, u duk se mes dy shteteve nisi edhe një ngërç i vogël. Kombëtarja e futbollit mori pikë e la pikë, djali i dronit u arrestua në Tiranë dhe bëri burg për mbajtjen e një arme, ndërsa sapo doli nga qelia, ai si duket vendos të mos zërë vend. Harron se është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga serbët, ndërsa mbërrin në Kroaci dhe atje edhe arrestohet. Kur kanë kaluar gati dy vite nga historia e atij droni që bëri në fakt histori, që ende fsheh mistere të mëdha, djali nga Kukësi gjendet tashmë në fatin e dorëzimit të tij në duart e autoriteteve serbe. Dje është publikuar vendimi, Ballisti nuk do t’u dorezohet serbve, ndërsa askush nuk di të thotë  në lidhje me atë ngjarje të dyshimtë jo vetëm për faktin se kush e mbështeti por edhe kush e futi në Beograd Ismail Morinën kur luhej ndeshja me Serbinë!

Vendimi

Ismail “Ballist” Morina, i njohur për ngritjen e dronit në Beograd në tetorin e vitit 2015, vazhdon të jetë pas hekurave në Kroaci, aty ku qëndron i ndaluar prej qeroshorit 2017. Gjykata e apelit ka hedhur poshte vendimin e gjykates se shkalles se pare te Dubrovnikut, te vitit te kaluar, per ekstradimin e Morines ne Serbi.

Arrestimi

Tifozi i njohur i kombëtares shqiptare, Ballist Morina, u arrestua në Kroaci me 12 qershor të 2017, pasi po kalonte kufirin kroato-malazez i pa pajisur me dokumente. Ai ishte duke e kaluar në këmbë në mënyrë ilegale ndërsa të dhënat e atëhershme treguan se Morina kishte udhëtuar nga Italia për në Shqipëri më datë 5 qershor pasi babai i tij kishte ndërruar jetë. Këtë udhëtim ai e ka bërë pa dokumente, të cilat janë të sekuestruara nga policia italiane që pas arrestimit në Xhenova. Disa ditë më pas Ballisti u nis për t’u kthyer në Itali dhe kur ka tentuar të kalojë kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë, është ndaluar nga policia kroate. Familjarët e tij kërkuan ndihmë nga autoritetet shqiptare pasi e dinin se për të qëndronte ende në fuqi një urdhër-arresti nga autoritetet serbe dhe në rast të një ekstradimi në Serbi, jeta e tij do të ishte në rrezik.
/360Grade/

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.