Përg MIMOZA STAKAJ
-Në fjalen e tij z, Seit Vuçaj është shprehur :Sot ndihem malësor i kompletuar, dhe me një peshë më të madhe përgjegjësie për këtë ëmër krenarie Malësor-
Ndoshta ndër të gjithë ata , dhe ato malësor dhe jo vetëm të cilët kanë marr titulliin; “Qytetar Nderi i Bashkisë M.Madhe, pa dashur të kontestojmë askënd, do thonim se ushtarsaku , komondant Seit Veçaj, e meriton një nder të tillë.Kjo për vetë faktin se puna e tij, kudo që ka punuar deri në dikasaterin e lartë të Ministtrisë së Mbrojtjes, por edhe në drejtimin e disa kampeve të riedukimit në vëndin tonë, i ka dhënë lavdinë e merituar v ëndlindjes së tij. Ndaj ka qënë,’Kryetari i bashkisë Tonin Marinaj i cili i dorëzoi titullin “Qytetar Nderi” z.Seit Vuçaj me motivacionin: “Për punën dhe përkushtimin e tij si një qytetar bashkëkohor, si ushtarak dhe drejtues i dalluar në shumë institucione ushtarake e organizata shoqërore. Perçues i traditave e vlerave më të larta malësore e intelektuale duke lartësuar kurdoherë trevën tonë Malesi e Madhe”.Të pranishëm në këtë cëremnoni , ishin veçmas Familjarve , miqëve , dhe kolegve të tij edhe deputetii i Kuvëndit të Shqiperisë Denis Deliu, dy nënkryetarët e Bashkisë Brunilda Isufaj dhe Sytki ndrecaj, N/Prefekti Hysen Hysaj , kreu i Këshillit të Bashkisë Ilir Halaj,N/Kryetari Mark luli ,Mjeshtri i Mazdh Ilmi Kurti, Admninistratori i Njësisë Administrative Shkrel Martin Pllumi, përfaqësues të mediave dhe të shoqatave dhe organizatave të shoqërisë civile.Të gjithë ata që e morën fjalen janë shprehur se kjuadro të tillë të niveleve të larta të cilët kanë shkelqyar me punën dhe zbatimin e rregullave dhe ligjëeve , jo v etëm që meritojnë një respect të tillë, por shëmbulli i Seitit , nuk duhet lënë si fakt i vetmuar. Kjo trevë realisht në të gjitha fushat e jetës i ka dhënë kombit jo pak figura të ndruituara në të gjitha kohërat, dhe më e dobishmja do mund të vlersohet fakti se përsonalitetet nga M.Madhe ishin , jane dhe po kështu mjaft të rinj e të reja po japin sinjalët e vijushmërisë së traditës.Ky aktivitet është përmbyllur me një drekë ferstive në ambjentet luksoze tek “Porta e Alpeve”
VLERSIM , DHE MIRENJOHJE