SHËN ALBANI

0
37
AGIM DESKU    Poezia që u nderue më çmimin e parë “Agim Ramadani” në Takimet Letrare Don Mikeli 2024 në Stubell:Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti
Apo koha e ringjalljes se heroit tim!
Rizgjohu im zot se koha e ringjalljes erdhi
Nuk na duhet fitorja e Pirros
Për me jetue në një grusht të botës së lirë
As që na bëjnë nderë netët e gjumit dantian
Për sa shekuj mbetëm peng i demonëve të ferrit
Koha e rizgjimit im zot është pranë tokës së lirë
Duhet më i çel sytë e më e pa dritën e diellit
Lumenjtë kanë dal nga shtrati
Vershojnë çfardo që u del përpara
Në vend të pulëbardhave tani fluturojnë laraskat
E di koha e ringjalljes se heroit është në çdo kohë
Im zot për dashurinë që i fale Eves
Kam më u shndërrue në hero të Çakorrit
Askujt nuk ia fali varrët e të parëve të mi
Janë e vërteta e gjysmëtokës së gjyshërve
Ku asht e rrasht i lanë që sot mos të falët
Im zot ,mos më thuaj që s’është hero heroi im
Ai që s’ka vdekje edhe në kohë të ferrit
Im zot,koha ime i përketë ringjalljes se heroit tim.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.