PRENDA SEJDIA – STUDIUESE, MËSUESE, VEPRIMTARE KOMBËTARE, POETE DHE KRITiKE E SHQUAR LETRARE

0
37
Zekerija Idrizi: dorëshkrimi “PORTRETE SHKRIMTARËSH”
Ka vite që e ndjeki me vëmendje veprimtarinë e gjithëmbarshme politike, pedagogjiko-arsimore, studimore dhe letrare të zonjës së fisme e inteligjente Prenda Sejdia. Dorën në zemër, m’ka mrekulluar i tëri opusi i saj i begatë studimor e letrar. Veçanërisht m’ka mahnitur tejmase muza e saj kreatoriale në fushën e poezisë dhe të vështrimeve të saj kritiko-letrare për shumë vepra poetike e romanore të autorëve të ndryshëm shqiptarë.
Zonjë Prenda – një Grua shumë dinjitoze, që një jetë të tërë ia ka kushtuar arsimit e politikës kombëtare, si dhe letërsisë sonë shqipe. Ajo vazhdon edhe sot e kësaj dite të veprojë me zell dhe përkushtim të thellë në sektorët e theksuar. Po kaq aktive dhe produktive ajo është edhe në punën eangazhimet e saj maksimale në fushën e të drejtave të grave, të barazisë gjinore, të luftimit të dhunës në familje dhe në integrimin e plotë të grave në gjitha sektorët e shoqërisë e të shtetit shqiptar.
Ajo jo vetëm në Shqipëri, por edhe në gjitha trojet etnike shqiptare është mjaft aktive në organizimin dhe pjesëmarrjen aktive në shumë evente, manifestime e konkurse letrare.
Veprimtaria e saj shumëdimensionale i ka bërë dhe i bën akoma një nder të veçantë dhe një ndihmesë të madhe kauzës sonë kombëtare dhe, në mënyrë të veçantë, edhe letërsisë sonë shqiptare…
* * *
Zonjë Prenda Sejdia është e lindur në fshatin e bukur Bugjon (PUKË). Rrënjët e saj janë të thella sa vetë jeta, ku atje flet fisnikëria e gjuhës e zonës së Bajrakut madhështorë të Thaçit.
Në moshën e saj të njomë, familja e saj u vendos në Tropojën kreshnike, ku veçon mirësinë që ka komuniteti i kësaj ane, si malësorë të Malësisë së Gjakovës. Ajo u pajis me plot virtyte humane e njerëzore, që e kanë përcjellë dhe do ta përcjellin gjatë gjithë rritës e jetës së saj.
Këtu mbaroi mësimet fillore e të mesme.
U diplomua në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Kreu Fakultetin e Mësuesisë.
Që nga viti 1993 punon e vepron në Lezhën e Besëlidhjes, këtë qytet model me tradita kulturore, patriotike e atdhetare.
Marrëdhëniet e shkëlqyera me familjarë, miq e të afërm kanë qenë çelësi i suksesit dhe gjithë botëkuptimi i saj, që e përcjell si personalitet.
Puka -Tropoja – Lezha është ky trekëndëshi, që i jep botëkuptim punës, jetës e veprimtarive, por dhe krijimtarisë së saj studimore e letrare.
Puna e saj profesionale
– Profesioni Mësuese ku ka qënë mësimdhënëse për 16 vite me radhë.
– Një mandat ka qënë zv. Kryetare e Komunës Balldre Lezhë.
– Tre vite ka qënë Drejtore e burimeve Njerëzore në Rezidenca Stduentore 2 Tiranë.
– Aktualisht punon në Arkiv.
– Si pjesë e politikës vendore ka qenë e organizuar për 28 vite, ku veçohet si drejtuese e Forumit Gruas me aktivitete që kanë lënë mbresa në shoqëri.
– Zv. Kryetare e Klubit Letrare të Shkrimtarëve Poetëve dhe Artistëve të Veriut ku vepron aktualisht.
– Anëtare Nderi e Shoqatës Kulturore “Jehona Shqiptare”.
– Sekretare e Parlamentit Shpirtëror Shqiptar me qendër në Tiranë.
– Anëtare e Kryesisë së “Shoqata e Pajtimitimit MbarëKombëtar”.
– Drejtore e Departamentit “Gazeta e Alpeve” për Qarkun Lezhë.
Tashmë, e dëshmuar në art: Në veçanti në lëmin e Poezisë, Kritikës e Analizës, si dhe Studimit Letrarë, gjithashtu dhe të Monografisë Historike apo Etnosit Kulturor, është Editore e Revistës “PENA E ARTË” dhe ka nxjerrë gjashtë numrat e saj të parë.
Librat e Publikuar:
1. “Memoaret e shpirtit”,
2. “Profecia e mëkatit”,
3. “Kur të jesh mërzitur”.
4. “Kambanat bien”,
5. “Puhizat e mëngjesit”,
6. “Frymëzimi je ti”,
7. “Imazhet e stinës”,
8. “Qiejt e ëndrrave”,
9. “Qiejt e shpirtit”,
10. “Dhimbje largësish”,
11.” Eklipsi i stinëve”,
12. POEZIA E AJGERAJT NË DIOPTRINË E ANALIZËS DHE TË KRITIKËS LETRARE – Studim letrar
13. DIVERSITETI I PENËS SË AJGERAJT NËN DIOPTRINË E ANALIZËS DHE TË KRITIKËS LETRARE – Studim letrar
14. METAFORA E MALLIT (Përzgjedhje poetike nga poezia e Ajgerajt)
15. POETI I METAFORAVE – Studim letrar
16. ROMANI I AJGERAJT NËN OPTIKËN E ANALIZËS DHE TË KRITIKËS LETRARE – Studim letrar
17. VLERËSIME KRITIKE DHE ANALIZA
LETRARE – Kritikë letrare
18. POETIKA IME NËN THJERRËZËN E VLERËSIMEVE KRITIKE DHE ANALIZËS LETRARE- Kritikë letrare
19. Poezi: “Hijenat e erërave”, Prizren, 2021
20. DIVERSITl I ARTIT NËN THJERRËZËN E VLERËSIMEVE KRITIKE DHE ANALIZËS LETRARE – Kritikë letrare
ANTOLOGJI:
21.. KODI I MALEVE, ARTIZANATET DHE VESHJET POPULLORE TË BUGJONIT DHE ZONAVE PËRRETH
Etnos
22.. FESTAT, RITET E JETËS DHE ETNOSI BUGJONAS E ZONAVE PËRRETH
Etnos
23.. ETNIA IME NË VARGJE
Poezi
24.. PARATHËNJE, STUDIME E KRITIKA LETRARE
25.. TI BUGJON BAJRAKU I THAÇIT
26. PENA E AJGERAJT NË LETËRSINË PËR FËMIJË, Kritikë
27. SFIDAT E ARTIT KRITIKËS, Kritikë Letrare
28. NJERIU KJO QËNJE E VËSHTIRË
29. MADHËSHTIA E KA EMRIN NËNË
– Antologji: “NA BASHKOI POEZIA 7”, Dibra ime, poezi, 2020.
– Revista: “METAFORA 20”, Prizren, 2020.
– Revista: “METAFORA 21”, Prizren, 2021.
– Antologji; “Ëndërr për një botë”, botoi; Bibloteka Ndërkomunale e Prizrenit, Prizren, 2021.
– Antologji: ORA E LIDHJES, (poezi nga konkursi letrar – 2021, Prizren, 2021-
– Antologji në gjuhën Suedeze, « Cikël me poezi », Suedi, 2022
– Dy recensione tek Revista „Sharri“, maj 2021, Prishtinë
– Parapsikologji tek Revista “Sharri” Tetor 2023
Editore e revistes: Pena e Artë,
– Revista PENA e ARTË 1, 2022 (Dhjetor)
– Revista PENA e ARTË 2, 2023 (Shkurt)
– Revista PENA e ARTË 3 2023 (Mars)
– Revista PENA e ARTË 4 2033 (Tetor)
– Revista PENA e ARTË 5 2024. (Shkurt)
– Revista PENA e ARTË 6 2024. (Qershor)
– Revista Metafora 22, 2023 (Janar)
– Revista Metafora 23 2023 (Qershor)
– Revista Metafora 30. 2024. (Janar)
– Revista Metafora 31. 2024. (Prill)
– Antologji “FJALË TË ARTA MBI SHKELZEN” 2023 Qershor
– Antologji në gjuhën Suedeze Cikël me Poezi 2023 (Maj).
– Bashkë Editore e Revistës; ROZAFA, Shkodër
Numri 1. (Prill) 2023
– Bashkë Editore e Revistës: ROZAFA, Shkodër
Numri 2. (Mars) 2024
– Antologji DRITA IME Akademia “Trici. al.) Qershor 2024
– SINDH COURIER – PAKISTAN and MEBUSSINESS LIFE – EGJYPT. Korrik 2024
Editor Nasir Aijaz
– Revista ATUNIS në Belgjikë
Editor Agron Shele Korrik 2024
– Rivista MIRIADE, ANGELA KOSTA, Direttore Esecutivo Korrik 2024
– Revista Letrare në dygjuhësh arabisht – anglisht Barcelona Literary Magazine në SPANJË Korrik 2024
– Revista Letrare në gjermanisht Raven Cage Editor Jerry Langdon Korrik 2024.
– Revista Miriade Nr. 2 Itali, Angela Kosta 8 Shtator 2024
– Antologji lll “Burim Shpirti” Lulu.com 22 Shtator 2024
Zonjë Prenda ka shkruar e botuar një numër të konsiderueshëm me parathënje e recensione për libra e autorë të ndryshëm në troje kombëtare.
Uroj që Pena e saj, ashtu siç ka filluar vrullshëm, të rrjedhë në vazhdimësi melhemin e fjalës, me të cilat do të shijojnë e frymëzohen brezat e së ardhmes!
Adresa: sejdia.prenda@gmail.com
Me respekt dhe konsideratë të veçantë, idealisht dhe shqiptarisht:
Berlin – Shkrimtar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.