Hyrje Fjala per Ju... TAKIMET POETIKE NDËRKOMBËTARE “AZEM SHKRELI ADELINA PALI POETESHA ME...

TAKIMET POETIKE NDËRKOMBËTARE “AZEM SHKRELI ADELINA PALI POETESHA ME E MIRË” &ALBI LUSHI ÇMIMI I PARË

0
32
TAKIMET POETIKE NDËRKOMBËTARE
KA TEK UNË
ADELINA PALIMund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Brenda vetes kam një glob
Gjysma e tij më jep mall.
Gjysma tjetër më mbush lot,
Shoh gjithçka rrallë e më rrallë.
Brenda vetes kam një det
Që mes dallgësh më përplas
Dhe nuk di ç’të bëj, medet,
Valën – varkë kërkoj të ngas…
Brenda vetes kam një jetë,
Sa një shekull po më duket.
Përplas krahët për te retë,
Por shpresa e trembur struket.
Ëndrra brenda meje futur,
Ëndërr e madhe sa nuk thuhet.
Gjysma e saj ngjan e këputur,
Gjysma tjetër sikur ndruhet.
Shpresa më rrëmben përbrenda,
Por s’di se ku po më çon.
Globin, detin edhe ëndrrat
Me drithërim m’i afron…
TAKIMET POETIKE NDËRKOMBËTARE
“AZEM SHKRELI”
NISHANETMund të jetë një imazh i 1 person, mjekër, orë dore, kostum dhe teksti
Një mbi buzë
e një nën buzë
Si dy pikla çokollatë
do të desha të vij unë
errur, sterrur nëpër natë
Ku askush të mos më shohë,
kur as hija s’ma njeh hapin
tinëz hyj në tënden dhomë
si dashnor që dot s’e kapin.
Do zbres lehtë e butë- butë
në çarçafët prej mëndafshi
do buroj si lot nga sytë
e do shterr si llavë prej afshi.
E do lind e do rilind
si feniks a Jezu Krisht
E do vdes e do rivdes,
veç ta nduk syrin me bisht.
Dy bozhurë, armatë në ballë
do t’i puth do t’u marr erë
T’më shohë vdekja
që jam gjallë
kris prej mallit me poterë.
Tani po iki…mos u tremb,
do vij prapë si rimë në vargje,
si rrufe që lisat shemb,
a si notë tjerrur në harqe.
Pas më le mjaltin me hoje
dhe ca fjalë thënë si romuzë.
Dy viganë po ti lë roje…
Një mbi buzë, e një nën buzë!
Albi Lushi

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.