A e mbështesni Berishën si kandidat për kryeministër? Ja si përgjigjet Bardhi!

0
73

Në një intervistë televizive, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u pyet nëse e mbështet Sali Berishën si kandidat për kryeministër.

Ai theksoi se mbështet çdo kandidaturë që e voton anëtarësia e Partisë Demokratike.

Sipas tij, zgjedhjet nuk fitohen nga individi, por nga partia.

“Unë mbështes çdo kandidat për kryeministër të Partisë Demokratike, që e voton anëtarësia. Zgjedhjet nuk fitohen nga individi, por nga partia. PD nuk do të bojkotojë më kurrë zgjedhjet. Unë mbështes çdo kandidat për kryeministër të PD, pavarësisht nëse do jem pjesë e parë e betejës apo jo. Unë kam mbështetur dhe do mbështes PD-në, pavarësisht emrave. Kjo është partia që më ka dhënë titullin Sekretar të Partisë Demokratike. A e mbështes Sali Berishën? Unë mbështes çdo kandidat për kryeministër të Partisë Demokratike, që e voton anëtarësia. Zgjedhjet nuk fitohen nga individi, por nga partia”, u shpreh ai.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.