Ikën njeriu i ‘Beslidhjes’ së Malësisë

0
91
Shkruan Nikollë Camaj
Lajmi i hidhur për vdekjen e Imam Rexhep Likës preku zemrën e çdo banori të Malësisë, ku Ai sherbeu me dekada. Përpos sherbesave fetare qe i kreu me devotshmëri, Ai i sherbeu Malësisë edhe në mision me karakter kombëtare, sidomos në realizimin e Besëlidhjes, për të cilën, se bashku me bashkëvendasin e vet, Patër Gjergjin, punuan me aq përkushtim. Mbi të gjitha, ata mbetën shembull i vlerës sonë kombëtare, harmonisë fetare.
Personalisht e njihja që kur isha tejet i ri , por pata rastin ta njoh edhe më mirë në fillimet e viteve 90-ta, në fillimet e shumëpartiaksisë te ne, me kur na perkrahte pa reservë.
Gjatë gjithë kohës kisha perkrahjen e tij edhe personale, për çka kisha kenaqësi ta takoja dhe të bisedoje me te sa here që me jepej rasti, e për çka i jam mirënjohës gjatë gjithë jetës.
Pusho në paqe, në gjirin e tokës së Vendlindjes, që aq fort e doje, i madhi Rexhep Lika.
Ngushellime familjes e afermve!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.