SAPO KA NDODH NE KORRÇE/Ishin në proces divorci, “çmendet” korçari, djeg me benzinë bashkëshorten

0
23

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës.Sipas informacioneve paraprake nga policia mësohet se një shtetas i cili është në proçes divorci nga bashkëshortja ka lyer këtë të fundit me benzinë.Gazetarja Lorena Kodra raporton  se ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa sipas asaj që thotë policia shtetasi me inicialet B.T ka shkuar në banesën ku jeton bashkëshortja e tij dhe ka kryer aktin e rëndë.Aktualisht gruaja po merr shërbim mjekësor pranë spitalit rajonal të Korçës gjendja e së cilës nuk dihet akoma ndërsa policia është në kërkim të autorit i cili është larguar nga vendngjarja.Mësohet se gruaja do të dërgohet drejt Tiranës, pasi në spitalin e Korçës nuk mund të marrë trajtimin e duhur për shkak të plagëve të rënda.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.