Besim NDREGJONI.
Bajraktari i Hotit Mul Deli Bajraktari i përket brezit të shqiptarve të shquar të shekullit njëzet, që dha një kontribut kombëtar jo vetëm në drejtimin e kullës së Cun Mulajt,e bajrakun e Hotit por në ndërtimin e shtetit të parë shqiptar në fushën ushtarake, duke u shquar si një shtetar i palodhur dhe atdhetar!
Hoti ka qënë bajrak i parë në Malsi të Madhe, ku ka nxjerrë burra të shquar dhe mbrojtës të Shqipnisë. Përmasat e kësaj kulle kan qënë të njohura që nga pushtimi osman e deri në ditët kur Shqipninë e pushtoi barbaria komuniste nën udhëheqjen e diktatorit kriminel Enver Hoxha.
Këto ditë Unioni Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë organizoi dhe kremtoi në Koplik ditën e 23 gushtit dita zyrtare europiane e viktimave të regjimeve totalitare si dhe përkujtoi Masakrën e Koplikut, ku u masakruan 56 burra dhe gra Malsore, si dhe pushkatimin barbar të figurave kombëtare të fesë dhe lirisë Dom Lek Sirdani, Dom Pjetër Cuni, si dhe luftëtarit antifashist Taro Keqi, dhe Malsorin Nik Mark Rexha. Unioni kërkoi nga kjo cermoni, të dënoheshin krimet e komunizmit, të bëheshin publike emrat e xhelatëve që e ban këtë masakër antinjerzore dhe shteti Shqiptar të kërkonte falje publike për krimet e komunizmit, dhe ne si gjithë europa të kishim një ditë kujtese në nderim të shqiptarve antikomunistë. Dhe në emër të Unionit i kërkova Bashkisë së Malsisë Madhe Koplikut të ngrihet një obeliskë për Luftëtarin antifashist, internuemi nga nazizimi, dhe antikomunistin bajraktarin e Hotit Muli Deli Bajraktari, për udhëheqësin e kryengritjes së Malsisë Madhe Llesh Marashin e Shkrelit, si dhe për udhëheqësin e Këlmendit Preng Calin! Kryetari i Unionit të Malsisë Madhe më njofton se në rrjetet sociale ka pasur reagime se pse të nderohet Bajraktari i Hotit, se nuk ka qënë në kryengritjen e parë antikomuniste. Nuk u shqetësova nga këta pseudhistorianë fecbukash, por më tronditi, urretja ndaj figurës së ndritur të Bajraktarit të Hotit, Mule Deli Bajraktarit, dhe mesazhi përçues i fecbuksve të ndarjes katolike musliman meqenëse bajraktari është musliman.
Nuk do të kisha marre kohën time të angazhimeve në mbrotje të kujtesës kombëtare dhe denimit të krimeve të komunizmit për të ju përgjigjur fecbuksave. Detyrimi për të mbajtur gjallë kujtesën përball heshtjes vrastare të poltikës shqiptare që ka një synim: “ Të zhdukin nga kujtesa qëndresën antikomuniste në Shqipëri që brezat e rinj mos të njihen me krimet e komunizmit dhe luftën vëllavrasëse në Shqipëri nga diktatori Enver Hoxha!” Ishte e detyrueshme përgjigja ime ndaj korit të kukuvajkave të politikës komuniste 34 vjecare kur i bashkohen ca individë në Fb që skan as një kontribut në mbrotjen dhe veprimtarinë kundra diktaturës , jo ma në fushën studimore, por as ligjore, që nga përformancat e tyre individuale nuk i njohin dhe familjarët e tyre, këta individë sa të përkujtohet një ngjarje antikomuniste me njëherë do të shkruajnë kundra vlerave dhe kontributeve njerzore të antikomunistave shqiptarë, vetëm të helmojnë brezin e ri duke i shërbyer politikës antikombëtare që ndjekin politikanet dhe partitë politike në Shqipëri siç banë këto ditë kundra Bajraktarit të Hoti, kësaj familje kombëtare me kontribute atdhedashëse dhe prijsit të Malsisë në mbrotje të kombit. Turpi i këtyre fesbukasve që skan asnjë motiv të vërtetë ndaj vlerave antikomuniste, por u mungon dhe ndërgjegjësimi dhe formimi i tyre për të përçmuar kullën e bajraktarit të Hotit, me deklaratat e tyre në rrjetet sociale. Ju kukuvajka të fb Mul Delia ka qëne Ushtarak i lartë i shtetit shqiptar që në vitin 1920 duke dhënë një kontribut të madh për ndërtimin e shtetit shqiptar, ku u shqua në disa krahina të Shqipërise për cilësi të larta shtetrore, dhe ku është nderuar me urdhëra të larta nga shteti i parë shqiptar i udhëhequr nga Mbreti Zogu i Parë! Në vitin 1939 ai ishte udhëheqësi ushtarak në Vlorë dhe e priti fashizmin italian me armë, duke luftuar kundra pushtuesit të Shqipërisë! Ai gjatë periudhës 40- 44 luftoi dhe mbrojti Malsinë e Madhe nga lufta vëllavrase që organizonin komunistat në Malsi, dëshmi e ish pjestarit të rinisë komuniste Caf Jonuzit, i denuar nga partia komuniste me 20 vite burg politike. Me ardhjen e gjermaneve ai u bë kundërshtar i fuqishëm kundra nazizmit, dhe për këtë arsye u internua nga nazizimi, deri kur mbaroi lufta e dytë botërore, i cili ishte i denuar nga diktatura komuniste si ushtarak dhe Bajraktar dhe perfundoi në Siri ku dhe ndrroi jetë. Familja e tijë, djali Kastriot Bajraktari me ardhjen në pushtet të komunistave u internua që nga viti 1945 e deri në vitin 1990. E kulla e tije shekullore ku baheshin kuvende në mbrotje të Shqipnisë, komunizmi e bani haur bagtish për 45 vite diktaturë. Për dijeninë tuaj Bajraktari Mule Delia është nderi i Malsisë Madhe jo vetëm si drejtues i Hotit, por dhe si luftëtar antifashistë, antinazistë, dhe antikomunistë dhe e ka nderua Malsinë me kontributet e tija atdhetare dhe meriton nderim e venerim si një Shqiptar i madh patriot me përmasa kombëtare. Pra ju shpifsa të paskrupullt, kush në Malsi të Madhe ishte kundershtar i fashizmit, nazizmit, dhe komunizmit si bajraktari i Hotit Mul Deli Bajraktari! Nipi i te madhit Cun Mula! Ju shpifsa jeni aq të lig, sa doni të ndani katolik e musliman të malsisë, por gaboni, se i ligu gjithmone gabon, Llesh Marashi ushtaraku antifashist dhe udhëheqësi i kryengritjes së Malsisë Madhe, ka qënë bashkëpuntori ma i madh i bajraktarit të Hotit, Preng Cali udhëheqësi i Këlmendit ka qënë bashkëpuntori ma i madh i Bajraktarit! Ju më akuzoni mua Besim Ndregjonin se desha me i ngrit një përmendore Bajraktarit të Hotit si udhëheqës i kryengritjes së Malsisë , dhe këtu gaboheni unë obeliskun e kam kërkuar për kryengritjen antikomunste të malsorve, dhe drejtuesve të Malsisë për kontributet që kan dhanë kundra komunizmit, fashizmit, dhe nazizmit! Dhe drejtues kundra fashizmit nazizmit dhe komunizmit është Bajraktari i Hotit Mul Deli Bajraktari, Llesh Marash Vata i Shkrelit, dhe legjenda Preng Cali i Kelmendit! Nuk ka dallim Malsia i krishtere apo musliman!
Ky është turpi i juaj i Fb. Tani unë Besim Ndregjoni i drejtohem Vasel Ginës, cfar kontributi ke dhënë ti për Malsinë e Madhe, që më urren mua me fjalorin e Edi Ramës rrumpallë.
Për dijeni tënden dhe të shpifsa ordinere, jam unë ai që e nderova duke lobuar pranë Presidentit të Republikes që kryengritja e Maksisë Madhe të dekorohet me titullin e lartë “Nderi i Kombit,” ku ishe ti? Unë e nderova Llesh Marashin me” Urdhërin e Shqiponjës”, dhe tani po luftoi që në Malsi të Madhe të ngrihet obelisku kushtuar kryengritjes dhe kontributeve të Bajraktarit të Hotit si Antifashist, antinaziste, dhe antikomuniste, gjthashtu dhe për Llesh Marashin. dhe Preng Calin. Për dijeni tënden unë kam dekoruar dhe Gjelosh Lulin. Dhe këto veprimtari i kam ba pa ndihmën e shtetit, as të Bashkise së Malsisë Madhe,dhe të asnjë partie politik.26.08.2024.