23 GUSHTI DITA EUROPIANE E PËRKUJTIMIT TË VIKTIMAVA TË REGJIMEVE TOTALITARE “DITA E SHIRITIT TË ZI” (Black Ribbon Day)

0
126
Mimoza Rexhvelaj Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti
Unioni Mbarëkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë organizoi një përkujtimore në nderim të viktimave të regjimit Stalinist shqiptar dhe të masakrës së Koplikut.
Në “Masakrën e Koplikut u masakruan 56 burra dhe gra nga regjimi komunist me vrasjen pa gjyq të Meshtarve të fesë dhe lirisë Dom Aleksandër Sirdani, Dom Pjetër Çuni, si dhe një listë e gjatë patriotësh e fisnikësh, burra e gra që u masakruan pafaj.
Fjala që s’u tha ditën e sotme por që nuk rri dot pa e shtuar nga situata në vend.
Të harrosh biri apo bija e kujt je, të harrosh gjakun që ke në vena, të harrosh vuajtjet e të parëve tu për një karrige është më shumë se turp. Po e nis këtu fjalën time në ditën ku përkujtohen viktimat e komunizmit.
Ndoshta nuk ke forcën që duhet për të reaguar kundë së keqes, se ke nervin që kërcen nga padrejtësit, por vegël e xhelatit mos u bëjë. Kjo është porosia që jua lë të gjithë fëmijëve të ish të përndjekurve politikë.Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti
Nuk mund t’i respektosh ata që na vran, na dënuan, masakruan njerëz të pafajshëm për idealet e tyre në burgjet komuniste, ata janë “djajt e kuq” nuk ka rëndësi se si e ndryshojnë ngjyrën e tyre ata ngelen po kriminel, gjakpirës që nuk meritojnë respekt. As përkrahje, as vlersim, por duhet të jenë pas hekurave.
Asnjëherë s’u morën masa ndaj tyre.
Asnjëherë në asnjë kohë s’u kërkua falje.
Asnjëherë në asnjë kohë s’u vlersuan siç e meritojnë as me një varr ata që ikën pa lamtumirë, pa shënjë e nishan, as familjet e tyre.
Asnjë nga xhelatët s’u dënuan, ndëshkuan për krimet e bëra.
Sot vazhdon “luftë klasash” dhe është më e egër se atëherë. Është më e ashpër. Të fshehur nën petkun e pushtetit ata vazhdojnë të mbajnë jetët tona peng. Fati i vendin është në giotinën e pushtetit të rilindur komunist.
Koha thërret me dëshpërim : po ngelemi pa atdhe!
Koha na kërkon të kërkojmë drejtësi për vuajtjet e të përsekutuarve.
Lavdi veprës dhe kujtimit tyre!Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.