Historia perseritet …

0
110
RAMIZ ÇOBAJ

Mund të jetë një imazh i 1 person

istoria përsëritet…
Ka disa kohë që në Deçan ka nisur “Lëvizja për braktisjen e fesë islame”.
Argumenti kryesor i përdorur nga drejtuesit e lëvizjes është se Europa nuk na pranon në gjirin e saj për shkak se shumica e popullsisë shqiptare është popullsi muslimane dhe prandaj bëjnë thirrje për konvertimin në fenë katolike. Me këtë argument, ndoshta pa dashje, ata fajësojnë Europën e qytetëruar për mospranimin tonë të deritanishëm.
Të nderuar! Nuk është faji i Europës, por është faji jonë, i klasës politike këndej dhe andej kufirit, prandaj fajet tona, mos të mundohemi t’ia faturojmë asaj.
Kush e ndjen që ta bëjë një gjë të tillë, pra të konvertohet nga musliman në katolik apo çfarëdo fe tjetër qoftë, nuk ka asgjë te keqe dhe nuk duhet të paragjykohet, por mënyra se si po e bëjnë dhe po e kërkojnë një gjë të tillë kjo lëvizje, lë shumë për të dëshiruar, pasi argumenti i përdorur më duket mjaft abuziv.
Nuk e di se ku ndryshon kjo lëvizje nga paraardhësit tonë që shpesh-herë, për interesa ekonomike, u konvertuan nga katolikë në musliman apo dhe në ortodoks.
Edhe tani së fundi, në kohët moderne, sapo erdhi demokracia, po për interesa ekonomike dhe për t’u integruar sa më shpejt, emigrantët që shkuan në perëndim (kryesisht në Greqi) nga musliman u konvertuan ose bënë sikur u konvertuan në ortodoks përsëri. Pra “emigranti” nga Selman u kthye në Spiro, (për pragmatizëm që të integrohej më shpejt në “atdheun e ri”). Të njëjtën gjë po propagandon edhe kjo lëvizje, por po thotë që këtë radhë Selmani të konvertohet në Sebastian, sepse vetëm kështu na pranon Europa.
Me sa duket historua përsëritet….Në Deçan formohet lëvizja për braktisjen e fesë islame
Kjo lëvizje, pothuajse gjithmonë, aktivitetet i nisin me vargjet e Fishtës. Në këtë rast ndoshta duhej të mjaftohesha duke iu rikujtuar Vaso Pashë Shkodranin që thoshte se “Feja e shqiptarit asht shiptaria”, por meqenëse ata i referohen Gjergj Fishtës, edhe unë po i referohem pikërisht këtij shqiptari të madh:
“Në rast se ata nuk na duan në një shtet të vetëm, pasi thonë shqiptarët qenkan Muslimanë, at’herë… Na Kristianët, do ti shkriejmë kryqet tona dhe do ti bajmë fishek, me mbrojt vllaznit tanë musliman shqiptarë”.
Të nderuar! Europa po na pret, por kur të korigjojmë vetvehten, kur të jemi gati politikisht dhe ekonomikisht dhe jo kur të ndërrojmë fe…Pse gratë muslimane mbulohen? kjo është përgjigjja më e mirë në këtë ...

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.