Nikollë Camaj zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi

0
95

Deputeti i Forumit Shqiptar nga radhet e Lidhjes Demokratike Shqiptare Nikollë Camaj, zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, nga radhët e pakicave.Për Camajn votuan 43 deputetë, pa asnjë votë kundër.Deputetët e Partisë Boshnjake (PB) nuk morën pjesë në votim.Camaj me profesion është profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Krahas përvojës 20 vjeçare të punës në profesion, në Gjimnazin e Tuzit është marrë me aktivitete të ndryshme shoqërore dhe politike dhe disa herë ka mbajtur poste të ndryshme”, thuhet në dokument.Camaj ka qenë edhe ndihmës sekretar për informim, pastaj kryetar i Kuvendit të Komunës së Tuzit, drejtor i Komunales së Tuzit, si dhe këshilltar në Komunën e Tuzit në disa mandate.Funksionin e deputetit e ushtron prej 29 korrikut të vitit të kaluar.Camaj ka qenë sekretar i partisë së parë shqiptare LDMZ e themeluar në shtator të vitit 1990, si dhe kryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare, e që tani është kryetar nderi i kësaj partie.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.