Krajë/ LAMI KU SHIHEJ GRURI

0
76
LAMI është një vend për prodhimin e drithërave, është me sipërfaqe të rrafshët, të lëmuar, me formë rrethore. Ndodhet në ambient të hapur. Kryesisht është i shtruar me pllaka guri dhe e rrethuar nga një mur i cekët guri. Në lamë, gruri shi-hej me dorë (me një mjet që quhet ‘shupij’) ose bëhet me bagëti (mushka etj.), të cilat lidhen me një shtizë në mes të lamit dhe sillen rrotull. Në fshatrat e Krajës, lami ishte gjithashtu një vend për tubime shoqërore dhe u përdor, ndër të tjera, edhe për vallëzime.
Qëllimi kryesor ishte për të prodhuar grurin dhe theknen. Lami ishtë edhe takim i burrave dhe pleqëve të katundit, nga lami nisenin në luftë, bëheshin dasma, luhej vallja…kur femija bënte hapar e parë, e binin në lamë që të shikonte fshatin. Njerëzit kanë dhënë pasurin e tyre për të ndërtuar një të tillë. Mjeshtri më i mirë bënte përzgjedhjen e gurëve, latoheshin një nga një dhe vendosesin duke filluar nga qendra, në rreth, duke përfunduar me murin rrethues. Lihej edhe një derë në formë simbolike dhe pastaj një kasollë afër. Merrte kohë për ndërtim dhe mezi është pritur të hidhej vallja parë.
Sikur guri të dinte të fliste … Në gurët e latuar të tij ka mbetur e shkruar historia, shekullore, edhe për ata që s’dijnë të lexojnë. Por sot Lami e ​​ka humbur qëllimin, nuk përdorët më, nuk dëgjohet melodia e kengëve kranjane, asnjë ulërimë fimijërore … janë të harruar në mes ferrave. Ndoshta, herë pas here, këmbët e pasardhësve do të shkelin aty ku të parët e tyre qëndronin me krenari. Së paku një moment që të ndjehet ajo pjesë e historisë dhe lavdisë që nuk mund të shkruhet në letër.
Në foto, një lamë në fshatin Dedaj – Shestan

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.