150 vjet pavdeksi e kolosit të Fesë e të Atdheut, At’ Shtjefën Gjeçovi…

0
112
Në 150 vjetorin e lindjes së kolosit të Fesë e të Atdheut, At’ Shtjefën Gjeçovi…
Më 12 korrik, kujtojmë një nga figurat vigane, që krishterimi i fali kulturës kombëtare shqiptare, françeskanin shqiptar, At Shtjefën Gjeçovin (1874-1929), i cili për kontributin e tij, radhitet përkrah gjenive të tjerë të krishterimit ndër shqiptarë, si imzot Budi, imzot Bogdani, imzot Bumçi, At Gjergj Fishtës, At Anton Harapit e tjerë. Sapo përmend e kujton emrin e At Shtjefën Gjeçovit, edhe më të fundmit të shqiptarëve që ka pasur rastin të bëjë qoftë edhe dy klasë shkollë, do t’i vejë menjëherë mendja te “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, mbledhur e kodifikuar nga Frati i Madh. Po Atë Shtjefni ishte shumë më tepër se kaq.Shtjefën Gjeçovi, lindur Hilë Gjeçovi (Janjevë3 tetor 1873 – Zym14 tetor 1929) ka qenë frat françeskan, arsimtar, mbledhës folklori, arkeolog dhe publicist shqiptar. U shqua për punën kërkimore të mbledhjes së traditave dhe mënyrës së jetesës të shqiptarëve të veriut dhe veçanërisht për kodifikimin e përmbledhjeve të lëndës kanunore. Veprimtaria e tij mbuloi gjithashtu përpjekjet e kohës për afrimin e Kishës Katolike me Uniatizmin dhe Kishën Ortodokse shqiptare.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shtëpia e Gjeçovëve, Janjevë.

U lind në Janjevë të vilajetin e Prizrenit, i biri i Mati Gjeçovit dhe Prendës, i pagëzuar me emrin Hilë;[2][3] prejardhjen e hershme farefisi i tij e kishte nga Kryeziu i Pukës. Prindët e dërguan më 1884 në kolegjin françeskan të Troshanit, në Vilajetin e Shkodrës, ku mori mësimet e para të rrugës së meshtarisë. Më 1888 përfundoi mësimet dhe u nis më 16 gusht në kuvendin e Fojnicës për vitin e rishtarisë. Vijoi studimet në Derventë dhe Banja Luka, përfundoi studimet në institutin françeskan të Kreshevës së bashku me Pashk Bardhin. U urdhërua meshtar më 1896, kur meshoi së pari në Troshan dhe hyri në radhët e françeskanëve.[4]

U caktua fillimisht famullitar në Zllakuqan, më tej përafërsisht nga viti 1899 e deri më 1905 në Laç-Sebaste.[5] Përgjatë vitit akademik 1905/06, më 19 dhjetor 1905, zëvendësoi kolegun e vet Bardhin në shkollën e Borgo-Erizzo.[6] U kthye në atdhe, ku vjeshtën e 1906 mori pjesë në një kuvend të bajrakut të Kurbinit.[7] Nga maji i 1907 dhe deri më 1915 u caktua famullitar në Gomsiqe, më 1916-1917 në Theth dhe 1919-1921 në Rubik.[5] Bashkëpunoi si korrespondent me Komisinë Letrare të Shkodrës për materiale të vjelura nga goja e popullit.[8] U përpoq që t’u jepte mësime të gjuhës shqipe bashkësisë së Thethit dhe Prekalit.[9]

Më 1920 u caktua famullitar në Vlorën e pushtuar nga italianët, i pambështetur nga kapelani ushtarak italian, u prit dhe u ndihmua nga Dom Mark Vasa.[10] Më 1921 banoi në Shkodër, më 7 qershor 1923 u emërua sekretar i Provincës Françeskane. Më 1926 u caktua famullitar në Zym të Hasit, asokohe pjesë e Mbretërisë Jugosllave.[11] Qe pjesë e një komiteti për pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve.[12] Ngaqë nuk e ndërpreu as mësimdhënien e shqipes pas mbylljes së atyre pak shkollave nga autoritetet jugosllave,[13] as punën e tij për mbledhjen e folklorit dhe ekspeditave arkeologjike, i irritoi autoritetet jugosllave dhe e vranë në në Kodër Rrezina më 14, apo sipas burimeve tjera, ose 23 tetor 1929.[11][14] Vrasja e tij u pa edhe si rast i fanatizmit të ortodoksisë serbe ndaj katolikëve.[15]

Trupi iu bart nga sivëllau i tij françeskan Lorenc Mitroviq përbrinjë dëshmorit tjetër të atdheut, Luigj Paliq.[16]

Shtjefën Gjeçovi, grafikë nga Fishta.

Vepra dhe mirënjohje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Paralelisht me shërbimin meshtarak, ai mblodhi traditat e Shqipërisë Veriore, rrafshit të Mirditës dhe Alpeve Shqiptare, poezinë popullore të malësive, zakonet e të drejtës popullore dhe lëndë etnografike. I raportoi rregullisht kërkimet e tij duke botuar materiale etnografike, arkeologjike dhe histori lokale nëpër të përkohshme të ndryshme të kohës. Ka qenë i pari folklorist shqiptar që ndërmori punë kërkimore në terren sipas kritereve metodologjike të kohës.[5] Përvoja e tij zë fill në periudhën studentore në Bosnie me një punim historik mbi Arqipeshkvinë e Tivarit bashkëautor me sivëllaun Lovro Mihaçeviq, duke punuar të paktën gjashtëmbëdhjetë faqet e para me titullin në latinisht Metropolis Antibarensis.[2] Botimet e para të Gjeçovit janë dymbëdhjetë poezi tek “Albania” e Konicës me emër pende Lkêni i Hasit.

Kanuni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Puna më e rëndësishme e jetës së tij qe përmbledhja e kodit zakonor shqiptar, botimi i të cilit u titullua Kanuni i Lekë Dukagjinit. Mbledhjet e para të kanunit i botoi në vitet 1898-1899 po tek “Albania” e Konicës më 1897-1898 dhe më pas tek “Hylli i Dritës” ndër vitet 1913-1924. Përmbledhja e plotë me 1,263 nene, të renduara në 12 kapituj, u botua nga françeskanët së pari më 1933 vetëm pas vdekjes së tij.[11] Metoda se si u bë mbledhja nuk është bërë e ditur, edhe nëse ka patur një pyetësor, nuk është ruajtur.[17]

Përralla, dramaturgji, proza, përkthime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkruajti dramat Dashtunija e atdheut më 1901, Kushtrimi asé Mark Kuli Kryeqitas 1903, Shqiptari ngadhënjyes 1904, Princi i dy Dibrave asé Mojs Golemi 1904; Shqiptari ngadhënjyes, 1904; Katër të lumtun, asé Edipi i Shqipnis, 1926; një pjesë prej të cilave ende në dorëshkrim që gjenden në ASH.

Shqipëroi dramat Atil Reguli. Dramë me trii pamje të Metastasit më 1905, botuar më 1912; Vajza e Orleansit asé e Lumja Joana D’Ark nga A.F. Bergamo, botuar më 1915; Shna Ndou i Padues i N. Dal-Gal, botuar më 1912.

Shkruan po ashtu edhe novelat, Mnera e Prezës 1902 dhe Rrafgime 1903.[18] La pa botuar përkthime të sentencave të Sokratit, të romanit polak shumë të lexuar Quo vadis (1916) të Shenkieviçit dhe pjesëve nga ‘Scritti su Parga‘ të poetit neoklasik italian Ugo Foskolo. Përveç kësaj, Gjeçovi na ka lënë si trashëgim gjithsej tridhjetë e tetë vepra origjinale ende të pabotuara, ndër to shtatë pjesë teatrore dhe disa tregime.[19] Pa llogaritur artikujt e shumtë Përralla popullore (1903), Doke dekësh (1907), Rrnesa e kombit shqiptar nder malcina (Gomsiqe, 1908), Doke darsmore në kanu (1910-1911), Vajtorëja (1917-1920). Një pjesë e dorëshkrimeve humbën me vdekjen e tij.

Arkeologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sa i përket shkrimeve arkeologjik, veçohet shkrimi Trashigime thrako-ilirjane botuar po te “Hylli” më 1924.[11] Sipas ditarit të Shuteriqit, më 1924 së bashku me Simon Shuteriqin zbuluan këmbanën e Sopotit të Bërzeshtës.[20] Në Ekspozitën Misionare Botërore të Françeskanëve të hapur më 1925 në Vatikan, Provinca Françeskane Shqiptare u përfaqësua me elemente nga koleksioni arkeologjik i Gjeçovit. Koleksioni i tij u organizua më tej si muze në mjediset e kuvendit françeskan në Shkodër.[21]

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.