Marr nga “Zanii Veriut”
Keshilltare të BASHKISE M.Madhe: Mos votoni rritjen e çmimit të ujit per familjaret,pasi në mbi 70 % të kohes banoret nuk furnizohen me uje aktualisht.Rritet çmimi dhe per kanalizimet e ujrave te ndotura,rritet dhe taksa Fikse.Nderkoh që sot dhjetra banore po blejne ujin si në vitet 90-te.Të nderuar perfaqësues te Komunitetit : Votoni në mbrojtje te banoreve ,jo ne interes te pushtetitE marta po vjen,bëhuni te pergjegjshem.26.06.2024
Kjo thirrje drejtuar të zgjedhurve vëndor në bashkinë M.Madhe, nëpërmjet “Zanit të Veriut”,konvergon , dhe obligon për të reaguar edhe degën vëndore të PSD M.Madhe.Socialdemokratët në devizën e tyre programore përherë kanë si busullë orjentuese mbrojtjen e interesave të qytetarve.Kësisojë rritja e çmimit të Ujit, në një situatë të tillë pragëkrize furnizimi me Ujë, jo vetëm që mund të konsiderohet absurd, por totalisht kunder qytetarve, të cilve po ju thahet buza për një pikë Ujë , ndaj nuk duhet tu thajë dhe portofolin e tyre të varfer familjar.Realisht ne e përjetojmë edhe situatën e vështirte të SHAU M.Madhe, por fajtoret nuk janë qytetaret.Përgjëgjësia bije tek keqadministrimi.Ndaj ne japim dhe receten e zgjidhjes së kësaj situate. E para: Stop mbingarkeses me punojs patronazhist. E dyta : Më shumë transporencë me abonentet konsumator oligarkë të shfrytzimit të burimeve natyrore në M. Madhe.Dhe mbi të gjitha ju drejtues të bashkisë M.Madhe merreni përsipër për të administruar dhe menaxhuar ketë dhuratë të natyres nga vet malësoret, Shkodra të administrojnë dhe menaxhojnë burimet e saja.Ndaj për këto dhe shumë arsye të tjera grupi I Këshilltarve të PSd duhet të votojnë pro interesave të qytetarve dhe jo rrogetarve patronazhist të bashkisë.