Mediat italiane:Gjimshiti yll dhe Broja surprizë, kuqezinjtë një “kockë” e fortë

0

Padyshim që 10 kuqezinj që luajnë në shtetin fqinj, nuk mund të mos bien në sy të mediave italiane. “La Gazzetta dello Sport” ka përgatitur një artikull special për Shqipërinë, duke parë Berat Gjimshitin si yllin e skuadrës dhe surpriza që mund të jetë Armando Broja.Lajm fantastik për Gjimshitin | Portali informativ - Titulli

 

“Shqipëria është kundërshtari i parë i italianëve në Kampionatin Europian. Debutimi do të jetë më datën 15 qershor në Dortmund. Shqiptarët janë kualifikuar për në fazën finale të Europianit për herë të dytë, pas ‘Francë 2016’. Kanë fituar grupin me 15 pikë dhe janë renditur sipër Çekisë që ka përfunduar me pikë të barabarta, por me disavantazhin e ndeshjes direkte. Në miqësoret e luajtura në mars, Shqipëria ka humbur 0-3 ndaj Kilit në Parma dhe 1-0 me Suedinë në Stokholm”.

TRAJNERI- “Nga shumë njohje të vjetra italiane, është edhe Silvinjo, që ka nisur punën në fillim të vitit 2023 pas largimit të Edi Rejës. Ish-mbrojtësi i Barcelonës ka qenë ndihmësi i Mançinit tek Interi. Ai është ulur në një stol që më përpara kanë qenë edhe Xhani de Biazi dhe Kristian Panuçi. Në stafin e tij është edhe përgatitësi atletik Luka Laurenti nga Terni, videoanalisti Alariko Rosi nga Siena, si edhe mjeku torinez Xhanluka Stesina. “Punojmë natë e ditë, duke menduar për Europianin. Është një ëndërr për ne. Jemi në një grup shumë të fortë dhe për këtë duhet të përmirësohemi”, thoshte Silvinjo pas miqësores me Kilin përpara 15 mijë shqiptarëve”.Armando Broja

YJET- “Silvinjo ka grumbulluar 27 lojtarë, ku një duhet të hiqet përpara se të dorëzohet lista finale. ‘Italianët’ janë 10: Etrit Berisha dhe Ismajli nga Empoli, Kastrati i Çitadelës, Gjimshiti i Atalantës, Hysaj nga Lacio, Asllani i Interit, Kumbulla dhe Bajrami nga Sasuolo, Berisha dhe Ramadani të Leçes. Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami vijnë nga një sezon i vështirë. I pari është shpallur kampion me Interin, por ka qëndruar në stol më shumë. I dyti është rrëzuar nga kategoria me Sasuolon. Ylli, duke gjykuar nga eksperienca është edhe kapiteni i Kombëtares dhe vjen nga një triumf në Ligën e Europës me Atalantën”.

Mediatr

SURPRIZA- “Armando Broja, 22-vjeç, ka punuar shumë këtë sezon te Fullhemi sepse vinte nga një dëmtim i rëndë në ligamentet e gjurit. Në çdo rast, sulmuesi që është thirrur edhe nga U-21 i Anglisë sepse ka lindur në këtë shtet nga prindër shqiptarë, kërkon që të shfrytëzojë Europianin për të marrë vlerësimin e Çelsit që ka kartonin e tij”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.