DEPUTETJA E PD JORIDA TABAKU “DENONCON” PUBLIKISHT HAJDUTIN E ZEMRES

0

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka mbajtur gjithmonë një profil të ulët të jetës së saj private, ku është kujdesur të mos e përfshijë kurrë në jetën e saj publike si politikane.Jorida Tabaku - Wikipedia

E ftuar “Në Kurthin e Piter-Pan”, deputetja demokrate ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj private ku si asnjëherë më parë ka treguar se si është dashuruar me bashkëshortin e saj, bankierin Saimir Sallaku.

Tabaku ka zbuluar se bashkëshorti i saj është kritiku i saj më i madh dhe gjithmonë e këshillon se çfarë duhet të bëjë më mirë. E pyetur nga një prej fëmijëve në emision, Jorida Tabaku tregoi se bashëshorti ja mori zemrën avash avash, si shok, pastaj si burri i saj:

“Ma mori avash-avash. Ishte shoku im më i mirë dhe tani është edhe bashkëshorti im. Është kritikuesi im më i madh, më këshillon çfarë të bëj më mirë. Unë e dëgjoj sepse më ndihmon të përmirësohem. Kur flas, kur debatoj e ka gjithmonë një mendim.”

Deputetja Jorida Tabaku është martuar përpara se të bëhej pjesë e politikës, me bankierin Saimir Sallaku, me të cilin ka tre fëmijë: binjaket Arba dhe Iris dhe djalin Dren.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.