Përg ROVENA KLEJO 

Sa më pak të hani, të pini, të blini libra, të shkoni në teatër, aq më pak mendoni, dashuroni, teorizoni, këndoni, pikturoni, vargje etj.,
Sa më shumë kurseni, aq më i madh bëhet thesari juaj që as krimbat e drurit dhe as pluhuri nuk mund të konsumojnë kapitalin juaj.
Sa më pak të jeni, aq më pak e kuptoni jetën tuaj, aq më shumë keni; sa më e madhe jeta juaj e tjetërsuar, aq më shumë grumbulloni të qenies tuaj të tjetërsuar.
Gjithçka që ekonomia ju merr nga jeta dhe njerëzimi, ju kthen në para dhe pasuri.
Kur paraja bëhet qëllimi përfundimtar, të gjitha mallrat që nuk janë të një natyre ekonomike si inteligjenca, kultura, arti, forca, bukuria, dashuria, për koprrac pushojnë të jenë vlera në vetvete, sepse ato bëhen kaq të kufizuara në konvertueshmërinë e tyre në para, e cila, në këtë pikë, i duket koprac si forma abstrakte e të gjitha kënaqësive që megjithatë nuk shijohen.
Karl Marx, Dorëshkrime Ekonomiko-Filozofike, 1844