Ne të gjithë i thonim njëri tjetrit e kam mkik profesorin, dhe nuk genjenim, ashtu suiç themi të verteten se edhe prof Fadil Kraja ishte krejt ndryshe nga ndonjë tjeter, Na mkishte vertete miq edhe ai ne!Sot babai i dramaturgjisë shqiptare,miku dhe profesori i të gjithëve Fadil Kraja, do të festonte me shumë miq e kolegë ditëlindjen e tij.Por edhe pse ai është ndar nga jeta datëlindja e tij festohet, kujtohet dhe nuk harrohet … Krijimtaria dhe emri i tij lidhen ngushtë me Teatrin Kombëtar Shqiptar dhe Teatrin “Migjeni” të Shkodrës ku në këtë të fundit kontribuoi për 60 vjet. Veprat e tij janë luajtur e vazhdojnë të luhen nga trupat teatrale të Kosovës, por edhe të Diasporës e të qyteteve të ndryshme në Shqipëri.Fadil Kraja u lind në Shkodër, Shqipëri, më 1931. Shkollen e mesme e kreu ne gjimnazin e Shkodres ku spikati me talentin per letersine. Studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhe-Letersi. Pas diplomimit punoi ne profesionin e mesuesit te cilin e trashegonte edhe nga familja e tij.Në vitin 1950, filloi punën për herë të parë si mësues në fshatin Mjedë. Në atë kohë nuk kishte shkollë në këtë fshat keshtu qe mesimi zhvillohej në shtëpinë e njerit prej banoreve, Hasan Metit. Kjo shkolle kishte 50 nxënës të ardhur nga 8 fshatra: Shelqet, Spathar, Laç, Qyrsaq, Hajmel, Ganjoll, Kaç, Naraç, dhe 4 mësues; Isak Ramadani, Fadil Kraja, Rifat Barbullushi, Gita Shani.Fadil Kraja kontribuoi për vite me radhë si një mësues i nderuar në fshat e qytet duke nxjerrë nga duart e tij nxënës e studentë që u shquan me pas në fusha të ndryshme psh. ne letërsi dhe art.Fadil Kraja luajti rol të madh edhe në gjallërimin e Gjimnazit të Shkodrës si mesues i letersise. Me vone ai punoi si pedagog i letërsisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” – Shkodër.Për disa kohë drejtoi Klubin e Rinisë dhe më vonë ishte anëtar i përhershëm i Këshillit Artistik në Teatrin “Migjeni”.Nga viti 1972 gjer më 1992 ka qenë shkrimtar në profesion të lirë, duke vazhduar si pedagog i jashtëm në fakultet dhe njëkohësisht kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Degën e Shkodrës. I përjetshëm kujtimi i Fadil Krajës!Shekspiri i famshëm shkëlqeu kur krijoi dhe u bë i pavdekshëm, sepse njohu dramat e mëdha të kohës që jetoi dhe sepse arriti që këto drama t’ia trashëgojë njerëzimit si një pasuri për të cilën edhe kësaj dite ndjehet krenar.I tillë është për ne Fadil Kraja, “Shekspiri” i Shkodrës dhe i Shqipërisë. I tillë është për ne ky dramaturg i madh i përmasave jo vetëm shqiptare, por edhe më gjërë, ballkanike po e po.Shekspiri është gjigandi i letrave të dramaturgjisë botërore, Fadili është gjigandi i letrave të dramaturgjisë shqiptare.