Radhë kilometrike automjetesh, që presin për të hyrë në territorin shqiptar, janë krijuar pasditen e kësaj të shtune në pikën doganore Bozhaj – Hoti i Hotit, në kufirin Mali i Zi – Shqipëri.
Drejtuesit e mjeteve që po presin me orë të tëra për të hyrë në Shqipëri ankohen se nga pala malazeze po punohet me pak sportele dhe me procedurë të ngadaltë duke krijuar vonesa. Pjesa më e madhe e mjeteve që presin të hyjnë në Shqipëri nga Mali i Zi janë turistë dhe emigrantë shqiptarë dhe kosovarë që kthehen në vendlindjet e tyre për pushime.