Roland Volaj dhe disa punëtore të fabrikës “Jastin” e ndërprenë pak punën e tyre për të bashkëbiseduar në lidhje me ecurinë e kësaj fasonerie. Gratë përballen me problemet e përditshme, e shpeshherë, ato që i shqetësojnë më shumë janë gjëra që mund e duhej të ishin zgjidhur. Takime të tilla veçse ma shtojnë bindjen se sa shumë vëmendje u duhet dhënë qytetarëve e sa hapësira të pashfrytëzuara ka, për ta përmirësuar cilësinë e jetesës së tyre.