Nga Ilmi Kurti “Mjeshtër i Madh”
Kushtuar Sadik Ramadanëve Vukatan
I
Hej moj Malësi, Malësi e Madhe
Djemtë e tu t’kan ba krenare,
Çdo kullë ka nga një histori,
Shkrue me gjak,nderë e lavdi,
Janë Aliajt e Kastratit
Që i kanë zemrat prej dukatit,
Sado larg që i ka çue jeta
I nderojnë trojet e veta….
II
I kan la trojt me gjak,
Për Malësi e për Kastrat,
Për liri të këtij vatani,
Trim i rrallë Ramadan Osmani,
Krah për krah Dul Selmani,
Me ja ndalë turrin dushmanit,
Në Urë të Zhajes tuj luftue,
Se lanë hasmin me u afrue.
III
Djemtë e burrat e këtij fisit,
Të lidhur fort si degët e lisit,
N’fusha t’Shkodrës vend kan zanë,
Njatje poshtë në Vukatanë.
Tu jetue me besë e nderë,
Sadik Ramadani me shumë vlerë
E shkruan emrin me lavdi.
Për besë të Zotit e për Shqipni.
IV
Kërcet pushka në fshatin Ashtë,
Mblidhet fisi bahën bashkë..
Lshojnë kushtrimin ata trima,
Asht n’besë tonë Hasan Prishtina,
Pa vdekë burrat e Malësisë
S’na prek kush mikun e shpisë,
Se kem frigë krajlin as mbretin,
Nuk e shkelin amanetin.