A t’ka marrë malli për pak pranverë?

0
A t’ka marrë malli për pak pranverë?  Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme
ndër malet tona me zanë e ora
për prrojet t’zhurmshëm,gurrat rrëke
për pishat shkundun krahët nga bora
Për pak fllad bjeshke,për gjethe t’ahut
për kang t’bylbylit,harlisun n’gaz
a t’ka marr malli per tufë t’kopeve
per fyll t’çobanit,tuj ra n’maraz
A t’ka ra mall për me pa vashat,
buzët tuj lagun ndër kroje ahu
për djemtë sokola tuj tundun vallen
për kangt e burrave majë krahu
A t’ka marrë malli për oda t’parëve
për gotë t’rakisë ,për sofrën t’shtrume
për nanat,gjyshet për shpiat plot
për bukën n’magje,at bukë t’bekume?
A t’ka marrë malli për pak za nane
Për dashni motre mall a t’ka ra
Për nji kshill babe,për urti votre
Për livadhe t’djerra ku s’lot kush ma?
A t’ka marr malli për pak pranverë…?
Mbama…! Mund të jetë një imazh i 1 person, lule dhe ambiente të jashtme
Kur malli të ta grryejë zemrën
e buzët të kenë etje për një puthje
Çoma nji fjalë
Se fllad në qoftë pranverë, e flokë bore në dimer
behem e vij…
por fjalën mbama..
Në më mungoftë liqen të fundosem
a pamje bore në verën përveluese
do ta çoj një fjalë..
Se sytë e tu liqene bjeshke më duken
e fytyra më e bardha bardhësi
Veç besën
……..Mbama…!
Ti..nuk je dashni  Mund të jetë një fotografi nga afër e 1 person dhe qiell
Si ato që vijnë veç me drithma zemre i dashtun.
As ag që t’çel sytë me nji puthje.
As prekje lkure prej atyne t’andshmeve
që t’ban me lundru n’adrra.
Ti..
Ti s’je si tan’ ardhjet e bujshme
qi vijne e t’nezin..
e fiken prejher’
As tundim që t’ban me humb n’tpa fundmen
As muzg i perflakun n’afshe nuk je
Ti je frymë
Që t’ndalet e t’vjen
..e prap t’ndalet
veç tuj t’menu…
E ti s’mundesh me jetu pa ta.
Ani si jetohet pa frymë…?

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.