A t’ka marrë malli për pak pranverë?
ndër malet tona me zanë e ora
për prrojet t’zhurmshëm,gurrat rrëke
për pishat shkundun krahët nga bora
Për pak fllad bjeshke,për gjethe t’ahut
për kang t’bylbylit,harlisun n’gaz
a t’ka marr malli per tufë t’kopeve
per fyll t’çobanit,tuj ra n’maraz
A t’ka ra mall për me pa vashat,
buzët tuj lagun ndër kroje ahu
për djemtë sokola tuj tundun vallen
për kangt e burrave majë krahu
A t’ka marrë malli për oda t’parëve
për gotë t’rakisë ,për sofrën t’shtrume
për nanat,gjyshet për shpiat plot
për bukën n’magje,at bukë t’bekume?
A t’ka marrë malli për pak za nane
Për dashni motre mall a t’ka ra
Për nji kshill babe,për urti votre
Për livadhe t’djerra ku s’lot kush ma?
A t’ka marr malli për pak pranverë…?
Mbama…!
Kur malli të ta grryejë zemrën
e buzët të kenë etje për një puthje
Çoma nji fjalë
Se fllad në qoftë pranverë, e flokë bore në dimer
behem e vij…
por fjalën mbama..
Në më mungoftë liqen të fundosem
a pamje bore në verën përveluese
do ta çoj një fjalë..
Se sytë e tu liqene bjeshke më duken
e fytyra më e bardha bardhësi
Veç besën
……..Mbama…!
Ti..nuk je dashni
Si ato që vijnë veç me drithma zemre i dashtun.
As ag që t’çel sytë me nji puthje.
As prekje lkure prej atyne t’andshmeve
që t’ban me lundru n’adrra.
Ti..
Ti s’je si tan’ ardhjet e bujshme
qi vijne e t’nezin..
e fiken prejher’
As tundim që t’ban me humb n’tpa fundmen
As muzg i perflakun n’afshe nuk je
Ti je frymë
Që t’ndalet e t’vjen
..e prap t’ndalet
veç tuj t’menu…
E ti s’mundesh me jetu pa ta.
Ani si jetohet pa frymë…?