UJKONJA

0
309
(Xhovani Verga)—Shqipëroi Zija Vukaj Mund të jetë një imazh i 1 person
Ishte e gjatë, e dobët, veçse kishte një alamet gjoksi të bëshëm prej zeshkaneje- e megjithatë nuk ishte e re- ishte e zbehtë, sikur kishte gjithmonë malarien e mbi këtë zbehtësi, dy sy të mëdhenj, kaq; dhe buzë të freskëta e të kuqe, që të hanin.
Në fshat e quanin Ujkonja, sepse nuk ishte ngopur kurrë- me asgjë. Gratë bënin kryq kur e shihnin të kalonte, e vetme si një shakë, me atë ecjen endacake e të dyshimtë prej ujkonje të uritur; ajo ua shpulponte atyre fëmijët dhe burrat sa çel e mbyll sytë, me buzët e saj të kuqe dhe i tërhiqte pas fustanit vetëm sa t’i shikonte me ata sytë satanikë e, të vënë pas saj, mund ta shihnin veten përpara altarit të Shën Mërisë së Virgjër. Për fat Ujkonja nuk shkonte kurrë në kishë, as për Pashkë, as për Krishtlindje, as për të dëgjuar meshë, as për t’u rrëfyer.- Padre Anxholini i Shën Mërisë së Jezusit, një shërbëtor i vërtetë i Zotit, e kishte bjerrë shpirtin për të.
Marikia e gjorë, vajzë e mirë dhe e zonja, qante fshehurazi, sepse ishte bija e Ujkonjës dhe askush nuk do ta merrte për grua, edhe pse kishte pajë e tokë si çdo vajzë tjetër e fshatit. State Scrambles To Fix Wolf Plan | Wyoming Public Media
Një herë Ujkonja ra në dashuri me një djalë të bukur që ishte kthyer nga ushtria dhe korrte barin me të në gjerdhet e noterit; por pikërisht ajo që i thonë të biesh në dashuri, e bëri t’i digjnin mishrat poshtë rrobës së trupit të imët dhe të provonte, teksa ia ngulte sytë, etjen e orëve të nxehta të qershorit në fund të fushës. Por ai vazhdonte të korrte qetësisht me hundën mi dorëzat e barit dhe i thoshte: “Çfarë keni zonjushë Pina?” Në fushat e pafund, ku brambullinte vetëm fluturimi i bulktheve, kur dielli binte plumb, Ujkonja lidhte duaj pas duajsh e kapë pas kape, pa u lodhur kurrë, pa e drejtuar kurrë trupin, pa ia afruar kurrë buzët shishes, porse qëndronte gjithnjë tek thembrat e Nanit, që korrte e korrte dhe e pyeste hera- herës: “Çfarë doni zonjushë Pina?”Application Deadline For Wolf-Hunting Permits Is One Week Away | Wisconsin  Public Radio
Një mbrëmje ajo ia tha, ndërsa njerëzit dremisnin përjashta të lodhur nga dita e gjatë dhe qentë angullinin nëpër fushën e errët: “Të dua! Ty që je i bukur si dielli dhe i ëmbël si mjalti. Të dua ty!”
“Ndërsa unë dua vajzën tënde, që është lëneshë”, u përgjigj Nani duke qeshur.
Ujkonja futi duart në flokë, duke gërvishur tëmthat pa folur asnjë fjalë dhe iku; as nuk u duk më në lëmë. Por në tetor e pa Nanin në kohën kur po nxirrnin vajin, sepse ai punonte afër shtëpisë së saj dhe kërcitja e shtypësit nuk e linte të flinte gjithë natën.
“Merre thesin e ullinjve”, i tha së bijës, “dhe eja me mua”.
Nani shtynte me lopatë ullinjtë poshtë makinës dhe i bërtiste mushkës “Hya”, që të mos ndalonte.
“E do vajzën time Marikia?”, e pyeti Pina.
“Çfarë i jepni vajzës suaj?”, iu përgjigj Nani.
“Ajo ka mallin e babait të saj dhe për më tepër, unë do t’i jap shtëpinë time; mua më mjafton të më lini një skutë në kuzhinë sa për të shtrirë dyshekun e kashtës.”
“Po qe kështu, mund të flasim për Krishtlindje”, tha Nani.
Nani ishte ndyrë e bërë i tëri pis prej vajit dhe ullinjve të shtypur dhe Marikia nuk e donte me asnjë kusht; por e ëma e kapi për flokësh para vatrës dhe i tha me dhëmbë të shtrënguar:
“Po nuk e more, të vras!”Sierra Club Calls for Endangered Species Protections to be Reinstated for  Gray Wolves | Sierra Club
Ujkonja ishte shumë e sëmurë dhe gjindja thoshin se djalli kur plaket bëhet oshënar. Nuk shkonte më poshtë e lart; nuk rrinte më në derë me ata sytë e çakërdisur. Dhëndri i saj, kur ajo ia ngulte në fytyrë ata sy, zinte të qeshte dhe nxirrte figurën e Shën Mërisë për të bërë kryq. Marikia rrinte në shtëpi për të mëkuar foshnjat dhe nëna e saj shkonte fushave të punonte me burrat, tamam si një burrë, të prashiste, të mihte, të merrej me bagëtitë, të krasiste hardhitë në murlanin e janarit apo në jugën e gushtit, kur mushkave u varej koka e njerëzit flinin përmbys rrëzë murit prej erës. Në atë kohë muzgu, ku nuk dilte asnjë femër e mirë, zonjushë Pina ishte i vetmi shpirt i gjallë që shihej të endej nëpër fushë, mbi gurët e nxehtë të shtigjeve, mes kallamishteve të thata të fushave të gjera, që humbisnin nëpër zagushi, larg e larg drejt Etnës së mjegulluar, ku qielli rëndonte mbi horizont.
“Zgjohu!”, i tha Ujkonja Nanit që flinte në hendek, pranë gardhit me pluhur, me kokën mes krahëve, “zgjohu, se të kam sjellë verë për të njomur fytin.”
Nani zgurdulloi sytë, i trullosur mes gjumit dhe zgjimit, duke u gjendur përballë saj, ashtu e zbehtë, me gjoksin e fuqishëm dhe sytë e zinj si qymyri dhe shtriu duart me tahmin.
“Jo! Nuk del asnjë femër e mirë mes muzgut dhe mbrëmjes!”- dëneste Nani, duke e rrasur fytyrën në barin e thatë të hendekut, deri në fund thellë, me thonjtë në flokë. “Ik, ik, mos eja më këtu në lëmë!”
Në fakt Ujkonja iku, duke lidhur gërshetat e shkëlqyera, teksa këqyrte me sytë e zinj si qymyri kallamishtet e nxehta.
Por në lëmë u kthye edhe herë të tjera dhe Nani nuk i tha gjë. Madje kur vonohej të vinte mes muzgut dhe mbrëmjes, ai shkonte ta priste te shtegu i bardhë e i shkretë, me djersën mbi ballë; e pastaj fuste duart në flokë dhe përsëriste çdo herë: “Ik, ik! Mos eja më në lëmë!”
Marikia qante natë e ditë dhe ia ngulte së ëmës sytë e përlotur dhe të ndezur nga xhelozia, si një këlyshe ujku edhe ajo, kur e shihte të vinte nga fushat të zbehtë e memece çdo herë.
“E poshtër!”, i thoshte. “Nënë e poshtër!”
“Mjaft!”
“Hajdute! Hajdute”
“Mjaft!”
“Do të shkoj te postkomandanti, do të shkoj!”
“Shko!”Eurovision 2016 - Belarus entrant Ivan wants to perform NAKED | TV & Radio  | Showbiz & TV | Express.co.uk
Dhe shkoi vërtet, me fëmijët në qafë, pa iu dridhur syri e pa derdhur një pikë loti, si e marrë, sepse tani e donte edhe ajo atë burrë që ia kishin dhënë me zor, të ndyrë e të pistë nga ullinjtë e shtypur.
Postkomandanti thirri Nanin, e kërcënoi deri me burg e me litar. Nanit iu dha vaji dhe shkuli flokët; nuk mohoi asgjë, nuk u mundua të shfajësohej.
“Është tundimi!”, thoshte, “Është tundimi i ferrit!”
I ra në gjunjë postkomandantit, duke iu lutur ta çonte në burg.
“Të lutem zoti postkomandant, më shpëtoni nga ky ferr! Vritmëni, më çoni në burg; mos më lini ta shoh kurrë më! Kurrë”
Përkundrazi, Ujkonja iu përgjigj postkomandantit: “Unë kam mbajtur një qoshe të kuzhinës për të fjetur aty, kur i fala shtëpinë. Shtëpia është e imja. Nuk dua të largohem.
Më vonë Nanin e goditi mushka në gjoks dhe qe duke vdekur; por prifti nuk pranoi t’i bënte shërbesën e Zotit, nëse Ujkonja nuk do të dilte nga shtëpia. Ujkonja iku dhe dhëndri i saj mundi të përgatitej të ikte edhe ai si i krishterë i mirë; u rrëfye dhe komunikoi me shenja të tilla pendimi e vrarje ndërgjegjeje sa të gjithë të afërmit dhe kureshtarët qanin para shtratit të njeriut që po jepte shpirt. Dhe më e mira do të kishte qenë për të që të vdiste atë ditë, para se djalli të kthehej e ta tundonte dhe t’i futej në shpirt e në trup kur qe shëruar.Belarus' Eurovision entry wants to perform in the nip
“Më lër!, pash Zotin! Më lër të qetë!”, i thoshte Ujkonjës, “Unë e kam parë vdekjen me sy! E shkreta Marikia, është shumë e dëshpëruar! Gjithë fshati e di! Më mirë mos të të shoh!…”
Dhe donte të nxirrte sytë për të mos i parë ata të Ujkonjës, që kur i nguleshin në të tijtë e bënin të birrte shpirtin dhe trupin. Nuk dinte ç’të bënte më për t’u çliruar nga magjepsja. Lau muajin e Purgatorit dhe shkoi t’i kërkonte ndihmë priftit dhe postkomandantit. Për Pashkë shkoi të rrëfehej dhe bëri gjashtë zvarritje me gjuhën një pëllëmbë përjashta mbi papërdhokët e kalldrëmit para kishës në shenjë pendimi- e pastaj, si Ujkonja i kthehej tundimit.
“Dëgjo”, i tha, “mos eja më në lëmë, pse vjen e më kërkon, për atë Zot do të të vras.”
“Më vrit”, iu përgjigj Ujkonja, “nuk më bëhet vonë, por pa ty nuk mund të rri.”
Ai sapo e dalloi nga larg, në mes të të mbjellave të gjelbra e la të mihurit e vreshtës dhe shkoi të shqiste sëpatën nga trungu i vidhit. Ujkonja e pa të vinte, i zbehtë e i hutuar me sëpatën që shndriste në diell dhe nuk u spraps asnjë hap, nuk i uli sytë, vazhdoi t’i shkonte përballë me duart plot me duaj lulëkuqesh duke e ngrënë me sytë e zinj.
“Ah, i raftë një pikë këtij shpirtit tand!”, belbëzoi..

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.