Bashkia Dibër mirëpriti dje turin e “Ekipeve Sportive 2022”.
Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, z.Fidel Ylli, kryetarët e bashkive të Qarkut Dibër, trajnerë dhe mësues të edukimit fizikë, u bënë bashkë në
#Peshkopi, për të folur rreth rëndësisë së këtij projekti, i cili mbështetet nga qeveria shqiptare.
Kryetari Rahim Spahiu, në fjalën e tij përshëndetëse, përgëzoi z.Ylli për këtë iniciativë, ndërkohë shprehu gatishmërinë e Bashkisë Dibër për mbështjetjen në krijimin e Ekipeve Sportive në shkolla, si një domosdoshmëri për zbulimin e talenteve të rinj dhe rigjallërimin e sportit në Dibër.