Nga Vasel Gilaj – “Zani i Malësisë”-

Gjoke Vaseli u lind ne vitin 1888, ne Ducaj te Shkreli, ne nje familje e fis me tradita te hershme, dhe me virtytet me te mira te Malsorit, e per marrjen e kesaj, fryme tregon me se miri edhe jeta dhe vepra e Gjoke Vaselit.
E nje nga veçorite me te medha te kesaj dere siç i thone Malsoret, perveç te tjerave ishte mikpritja.
Nje nder provat me te veshtira te jetes se Gjoke Vaselit vjen ne vitin 1945, kur per disa kohe mban te fshehur priftin e Shkrelit, Dom Nikoll Gazulli, pikerisht ne shpellat e Gosturit ne Ducaj, e pasi aty Dom Nikoll Gazulli diktohet nga Sigurimi i Shtetite. Gjoke Vaseli arrin qe ta percjedhin per ne Vrrithe. Merret vesh se Gjoke Vaseli e kishte majtur te fshehur Dom Nikollen dhe e arrestojne, ku kryen 11 muaj hetuesi ne Shkoder. Per shpetimin e jetes se Gjoke Vaselit, pasi ishte vene ne listen e personave qe duhen pushkatuar, ndikon dhe nderhyne Selim Imeri i Hakajve te Zagores, i cili e shpeton pa e pushkatuar nepermjet Çun Jonuzit, te cilin Selim Imeri e kishte mik. Sepse Çun Jonuzi ishte dhenderr i shtepise se Selim Imerit.

Prova e dyte per Gjoke Vaselin, por kesaj rradhe edhe me vellaun e tij Zefin vjen ne vitin 1967, kohe kur komunizmi po shkatrronte kishat e xhamite, e ne mes tyre edhe Kishen ne Ducaj te Shkrelit. Ne ato momente shkatrrimi e pikllimi. Gjoke Vaseli me ndihmen edhe te vellait Zefit, arrine te marrin teshat e meshes (rrobat), me kelkun e sakramentit, si dhe ungjidhin e shejte, dhe i fshehin ne shtepine e tyre ne Ducaj, aty ku kane qenderuar te fshehura deri ne vitin 1991, kohe kur ne Shqiperi eshte rikthyer besimi fetar ose per 35 vite me rradhe. Ne vitin 1991, nje nga pasardhesit e kesaj familjeje sic ishte dhe sic ka mbetur, ajo e njesuar me emrin e Gjoke Vaselit.

Nushe Kola, aso kohe antar i Keshillit te Kishes se Shkrelit, i merr dhe i dorezon ne Kishe, tek prifti i asokohshem qe ka kene kroati, Dom Marjani, i cili ka premtuar se do i dergoje ne Shkoder per ti certefikuar e ruajtur, si deshmi historie nga kisha katolike.
Vitet kane kaluar, e emigrimi ka bere punen e vete, dhe se nuk eshte ende e qarte, se ku mund te jene ose ku kane perfunduar, gjithsesi ky shkrim shpresojme, qe te ndikoj sado pak ne sqarimim e kesaj çeshtjeje me vlera per kujtesen tone historike.
Ky pra ishte Gjoke Vaseli i Ducajve te Shkrelit dhe te afermit e tij, nje burre qe kishte si shtatin edhe emerin e madh.
“Zani i Malsise”