Është mbledhur këshilli i Bashkisë M.Madhe këtë të Martë , ku vëcmas të tjerave këshilltarët kanë diskutuar , dhe natyrisht miratuar gjithçka të paraqitur para tyre nga Administrata e Bashkisë .Kësisoj duket se miratimi më i vlefshëm është vlersuar projekti për ngritjen e nje kompleksi kampingu në pikën turistike të Razmes në zonën e Fushës së Zezë.Nderkoheq që risjellim në kujtesë se tanimë mbledhjet e Këshillit të Bashkisë po shkojnë drejtë mbydhjes së Infarmacionit për publikun. Ndonse nuk është bërë shumë e qartë para këshilltarve se ngritja e një kompleksi kampingu, mbase të modelit të kampingut në piken e Synit të Sheganit, çka rrealisht kjo tashme ka rrezultuar aspak productive për këtë pikë turistike.Gjithësesi ky project i prezantuar nga perfaqësuesit e sherbimit pyjor M.Madhe , jo vetëm që ka ngjallur interesin e këshiltarve për tu njohur më në detaje me këtë project , por edhe interesimi se kush do të mund të jenë përefituesit e zbatimit të këtij projekti, i cili u servirë më e dobi për të ardhurat e Bashkisë , kjo si rrjellojë e zhvillimit të turizmit në këtë zonë ,tashmë me parametra të tjerë. Nderkaq në këtë mbledhje këshilltarët edhe pse kanë shfaqur vrejtjet e tyre kanë miratuar edhe projektvëndimin e Bashkisë : Për dhënie me qera në perdorim të siperfaqes pyjore për ndertimin e Linjës së Ujit për objektin”Fabrikë për Ambalazhimin në Shishe , ose enë dhe perdorimin e Lengjeve nga Shoqaëria “Canajsh Sh. P. K”, dhe heqjen nga fondi pyjor i sipërfaqës që pershkohet, nga Inja e dergimit të Ujit, tek linja e prodhimit të subjektit, mbi lumin e Cemit Tamarë, njesia administrative Këlmënd. Këto dhe gjitha pikat etjera të percaktuara në axhendën e kësaj mbledhje këshilltarët e Bashkisë M.madhe i kanë votuar pas asnjë votë kundër , e asnjë abstënim, kjo tregon qartazi forcën e kartonit një partiak të Këshillit të Bashkisë M.Madhe.