(EE)Bashkia e Shkodrës, është bashkia me performancën më të mire ndër 4 bashkitë pilot të këtij projekti, vlerësuar me 98.5 pikë nga 100 të mundshmet.

0
   Komiteti Drejtues i Projektit të Bashkive me Shfrytëzim Inteligjent të Energjisë (SEMP), ka zhvilluar takimin e parë. Bashkia e Shkodrës, pjesë e këtij projekti, është përfaqësuar nga kryetari z. Bardh Spahia.May be an image of 7 people
Në fjalën e tij, kryebashkiaku Spahia ka theksuar se “çeshtjet që lidhen me energjinë, janë të një rëndësie të veçantë edhe në dritën e zhvillimeve të muajve të parë të këtij viti. Shfrytëzimi inteligjent i burimeve ekzituese por edhe i burimeve të tjera alternative, është një detyrim i çdo institucioni apo organizmi.”.
Po ashtu, z. Spahia ka rikonfirmuar angazhimin për të realizuar në kohë të gjitha aktivitetet e parashikuara në projekt, për të realizuar një sistem inteligjent të menaxhimit të energjisë në Bashkisë Shkodër.May be an image of 4 people and people standing
Bashkia e Shkodrës, është bashkia me performancën më të mire ndër 4 bashkitë pilot të këtij projekti, vlerësuar me 98.5 pikë nga 100 të mundshmet.
Objektivat e projektit synojnë përmirësimin e Efiçencës së Energjisë (EE) dhe diversifikimin e burimeve të energjisë nepermjet promovimit te Burimeve te Rinovueshme te Energjise (RES).
Projekti zbatohet nga një konsorcium kompanish ndërkombëtare dhe kombëtare që punojnë nga afer me Agjencinë për Efiçiencën e Energjisë (AEE), e cila vepron si Njësi e Menaxhimit të Projektit (PMU).

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.