Po vijojnë bindëshëm bisedimet e partive të pakicës në Malin e Zi , ku pritet të bëhën shumicë, për ti dhënë vëndit q everinë e re.Kështu partite e popujve pakicë në Malin e zi pritet të marrin postin e një zëvëndëskryeministri , dhe 5 ministri , nga këto thuhet se tre ministry do u perkasin partive politike e pakicave në qeverinë e ardhshme duhet të kenë të paktën pesë ministri dhe një zv.kryeministër, mëson gazeta Pobjeda.Ky është epilogu i konsultimeve të përfaqësuesve të LQ URA me partitë pakicë që u mbajtën të martën.Një burim i Pobjedës nga kryesia e partive pakicë zbuloi se partitë shqiptare dhe partia boshnjake po negociojnë së bashku në një paketë dhe më pas do ti ndajnë postet mes njëra-tjetrës. Partitë shqiptare presin tre ministri, ndërsa Partia Boshnjake do të ketë dy plus një zv.kryeministër të lidhur me një nga ministritë – tha një burim për Pobjeda nga kryesia e partive pakicë.Ai zbuloi se numri përfundimtar i vendeve që do të marrin pakicat varet se kush do jenë përbërësit e ardhshëm të qeverisë.Presim nëse do të hyjnë SDP dhe SD, por edhe SNP, pasi padyshim që kryesia e partisë është pro, por joedhe disa këshille. SD më duket se ka pranuar, aty janë, ndërkohë që disa nga parimet e shpallura të qeverisë janë të papranueshme për SDP. Numri i vendeve që do të na takojnë varet edhe nga sa ministri do të jenë, por nuk do të jenë më pak se pesë – tha për Pobjeda, një burim nga kryesia e partive pakicë.Të martën, Ura vazhdoi negociatat për qeverinë pakicë me përfaqësues të SDP, SNP, si dhe me kreun e Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, Partisë Boshnjake Ervin Ibrahimoviq. Përfaqësuesit e Urës kanë biseduar edhe me Fatmir Gjeken nga koalicioni shqiptar si dhe me SD.Kësisojë duket se është në rrugë të mbarë krijimi i qeverisë se re të pakices që po kthehet në shumicë në Malin e Zi.