Ndonse nuk ka patur një infarmacion zyrtar te Ps M.Madhe, apo e Qarku Shkoder, dita e shtunë mësohet se ka qënë ; Fundjava në Qarke e drejtuesve të Qarkut Shkoder për partine Socialiste, ku është mbledhur Asambleja e PS M.Madhe.Ishte kjo mbledhja e pare e Drejtueses politike në Qarkun Shkoder Edona Bilali, .Mesohet se situata politike,riorganizimi i strukturave, permiresimi i punes nga dtejtuesit vendore për sherbimet ndaj
komunitetit,antaresimet në parti, kuatizacionet dhe afrimi i të rinjëve në PS ishin disa nga problemet qe u diskutuan në takimin e sotem..Kësisojë kjo mbledhje e organizuar disi largë syrit të medjave, ënde tregon se partite tona nuk e “zbatojn porosinë” e Ramiz Alisë për mbledhje të hapura.Fundjava në Qark. Kështu e ka ëmërtuar takimin me Asamblen e Partisë Socialiste antarja më e re e kësaj Partie, njëherazi deputete, ministere në qeverine e tretë të Riklindjes, dhe kordinatore e Ps në Qarkun Shkodër znj . Edona Bilali.Në këtë takim të Asamblesistve socialist të M.Madhe që organizohet për hërë të parë pa pjesmarrjen e deputetit Paulin Sterkaj , tashmë i ngarkuar me punë partie në Kryeqytet.
Socialistët Malësor mësohet të kënë diskutuar për rrezultatin zgjedhor, pikat e forta e nevoja për përmisim.Kësisoj skuadra e Ps bashkë me prefektën Majlinda Angoni, Kryetarin e Bashkisë Tonin Marinaj, dhe nënprefëkti Hysen Hysaj , dhe të tjerë nënëvizuan, sipas infarmacionit të kordinatorës politike për Qarkun Edona Bilali në rrjetet sociale, vëndosjen e Rinisë në qëndër të Ps, thua se deri më tani të rinjtë socialist paskan qëndruar anash.Po kështu është diskutuar për riorganizimin e strukturave, duke u përqëndruar tek forumi i gruas , dhe rolit të saj në Partinë Socialiste, po edhe në tërsinë e vetë rigjallërimi Partisë socialiste në M.Madhe. Kjo vlersohet se ka të bëjnë edhe me rritjen e përformancës së drejtuesve të pushtetit vëndor, përballë syrit të elektoratit. Gjithëçka primare në punën e Partisë socialiste u vlersua fakti se kerkohet të punohet për antarsime te reja në rradhet e kësaj skuadre politike në M.Madhe