Deputeti Ramadan Likaj:Në pritje të deklaratës zyrtare të policisë së shtetit.

0
Po ndjek me shqetësim ngjarjen e ndodhur në Kelmend, ku një avion i vogël u rrëzua pas një defekti teknik.
Duke marrë parasysh mënyrën sesi është pasqyruar ngjarja nëpër media apo edhe raportimet e banorëve të zonës, ngjallen shumë dyshime.
Nisur nga natyra sensitive e rasteve të ngjashme, kërkoj nga ana e organeve kompetente të bëjnë zbardhjen sa më parë të ngjarjes, duke dhënë informacionin e saktë në mënyrë që mos të ketë vend për asnjë dyshim.
Do ta ndjek këtë ngjarje derisa të zbardhet dhe të ketë një raport të saktë nga organet kompetente.
Në pritje të deklaratës zyrtare të policisë së shtetit,
Deputeti i zonës së Malësisë së Madhe,
Ramadan Likaj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.