Ministrja Kushi pret delegacionin nga Universiteti italian i Tuscia-s Në fokus, bashkëpunimi për rritjen e cilësisë në Arsimin e Lartë

0

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi ka pritur një delegacion nga Universiteti i Tuscia, për të diskutuar në kuadër të bashkëpunimit dhe rritjes së cilësisë në Arsimin e Lartë në Shqipëri.“Në kuadër të objektivit tonë të ndërkombëtarizimit të universiteteve shqiptare, mirëprita në ministri Prof. Dr. Stefano Ubertini dhe delegacionin e tij nga Universiteti i Tuscia në Itali, me të cilët diskutuam gjerësisht për nisjen e bashkëpunimit me qëllim rritjen e cilësisë në arsimin e lartë”- shkruan Ministrja.Ajo nënvizon se gjatë takimit fokusi ka qenë në hedhjen e hapave konkretë për programe të përbashkëta studimi, projekte të kërkimit shkencor dhe shkëmbime të ndryshme mes pedagogëve dhe studentëve.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.