LULANI , MBIËMËR KRENARIE PËR M.MADHE , DHE JO VETËM…

0

Isha fëmijë  aso kohe kur Partia i nxirrte  artistët nga qyteti  në fshat  për  të bërë “stazhin”, ose e thënë ndryshe për të njohur jetën reale të fshatit.Dhe artisti i mirënjohur, mjeshtër i padiskutueshëm  i penelit , piktori Ismail Lulani , kishte patur fatin ai dhe dhe ne të  vinte në Shkrel.Një njëri  i mrrekullueshëm, i qeshur  dhe plot  mirësi.Aq  bukur dhe  aq fisnikëtisht i gershetonte  tiparët dhe  vlerat e “moçme”  të malësorit, me ato të qytetarit, sa  vetëm një i till si ai  e dinte këtë  art.E kujtoj  si sot  kur iu thoshte  banorve të Shkrelit , të cilve iu vizatonte portretin  e tyre  në ato fletet e  fletoreve të  vizatimit që kishim ne fëmijët: E dini pse me delni kaq bukur dhe mire, dhe kaq  fisnik , siç jeni , sepse  iu njoh mirë un Ju… Jam djali  i juaj, malësor i lindur në fshatrat e Tuzit. Mu kujtua gjithë kjo nga koha e fëmijërisë  sime , teksa  po shikoja këtë foto të  Ormira  Lulani , këtë pinjolle të trevës sime M.Madhe, pra e bija e  të madhit Ismail Lulani.  Ndaj pyeta vetën , por edhe të tjerërt: Ç far nuk harrojmë ne, kur “harrojm”  përsonazhe të tilla, djem dhe bija të trollit tonë  ? Nuk kemi lënë  aktivistë  partie , pa i dhënë  titullin “Qytetar Nderi”, ndersa artistë  të  këtyre përmasave ne “harrojmë”, por çuditërisht edhe Shkelqësia e tij Ilir Meta  nuk është  kujtuar.. Ah të tjerët që nuk i kanë të sojt të tyre , mundohen të na i “vjellin” , ndersa ne… Ne ja duhet të krenohemi  dhe me këtë artiste. Kot nuk thonë   më bënë baba të të ngjaj..! Ndaj  gëzuar ditëlindjen   o artistja jonë e mrrekullueshme !!!

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.