Isha fëmijë aso kohe kur Partia i nxirrte artistët nga qyteti në fshat për të bërë “stazhin”, ose e thënë ndryshe për të njohur jetën reale të fshatit.Dhe artisti i mirënjohur, mjeshtër i padiskutueshëm i penelit , piktori Ismail Lulani , kishte patur fatin ai dhe dhe ne të vinte në Shkrel.Një njëri i mrrekullueshëm, i qeshur dhe plot mirësi.Aq bukur dhe aq fisnikëtisht i gershetonte tiparët dhe vlerat e “moçme” të malësorit, me ato të qytetarit, sa vetëm një i till si ai e dinte këtë art.E kujtoj si sot kur iu thoshte banorve të Shkrelit , të cilve iu vizatonte portretin e tyre në ato fletet e fletoreve të vizatimit që kishim ne fëmijët: E dini pse me delni kaq bukur dhe mire, dhe kaq fisnik , siç jeni , sepse iu njoh mirë un Ju… Jam djali i juaj, malësor i lindur në fshatrat e Tuzit. Mu kujtua gjithë kjo nga koha e fëmijërisë sime , teksa po shikoja këtë foto të Ormira Lulani , këtë pinjolle të trevës sime M.Madhe, pra e bija e të madhit Ismail Lulani. Ndaj pyeta vetën , por edhe të tjerërt: Ç far nuk harrojmë ne, kur “harrojm” përsonazhe të tilla, djem dhe bija të trollit tonë ? Nuk kemi lënë aktivistë partie , pa i dhënë titullin “Qytetar Nderi”, ndersa artistë të këtyre përmasave ne “harrojmë”, por çuditërisht edhe Shkelqësia e tij Ilir Meta nuk është kujtuar.. Ah të tjerët që nuk i kanë të sojt të tyre , mundohen të na i “vjellin” , ndersa ne… Ne ja duhet të krenohemi dhe me këtë artiste. Kot nuk thonë më bënë baba të të ngjaj..! Ndaj gëzuar ditëlindjen o artistja jonë e mrrekullueshme !!!