Nga :Marash Gilaj
Koha fluturon pa u vënë re,
Ndaj, organizoje atë në çdo hap,
Mos humb asnjë minut për bé.
Ajo nuk ndalet, ikën me vrap,
Vetëm planifikimi e bën zap.
Kush thotë se ka mjaft kohë të lirë,
Ai e vret atë, nuk bën asgjë të mirë.
Kur sillesh vërdallë, ajo hakmerret,
Asnjëherë nuk të falë,
Të lë pa punë, pa shkollë e pa para,
Të kthen në lypës, të bën kusar.
Nëse s’bën diçka të hajrit, me vitet e tua,
një i urtë, me ironi do të thoshte,
Më mirë, ato vite, m’i fal mua.
Koha matet me vepra e ngjarje,
Nuk shtyhet fare, me ankesa e qarje.
Mos ia dhuro kohën njeriut, që s’di ta vlerësojë,
Dhe sillet sikur, s’ka asnjë nevojë.
Askush s’e ka gjetur kohën e humbur,
Shfrytëzo kohën, bën gjënë e duhur.