Rotacioni i pushtetit në Mal të Zi si rezultat i zgjedhjeve parlamentare me 30 gusht 2020, nga shumë analistë është vlerësuar si sfidë për shumicën e re parlamentare për funksionimin dhe qëndrueshmërinë në skenën politike. Një qasje e tillë bazohej në koalicionin e shumicës parlamentare që përbëhet nga shumë subjekte politike me programe dhe ide të ndryshme, që jep për të kuptuar se do të ketë mospajtime në marrjen e vendimeve të ndryshme, duke sjellë krizë parlamentare dhe qeverisëse, dukuri e cila është e pranishme muajt e fundit në këtë mjedis, me mundësi reale në ndryshime në qeveri apo zgjedhje të parakohshme parlamentare
Nail Draga
Si dëshmi autentike të një konstatimi të tillë kemi të bëjmë me votimin e Rezolutës për gjenocid në Srebrenicë në Kuvendin e Malit të Zi me 55 vota për, 19 kundër dhe 7 abstenime(17.6.2021), qe ka ndikuar në vazhdimin e ndarjëve politike në Mal të Zi.
Qendrimi i tillë mohues i deputetëve serb, dëshmon se në Mal të Zi vazhdon sindromi serb ndaj luftërave të zhvilluara në ish-Jugosllavi ku gjenocidi në Srebrenicë mbetën rast i veçantë për tërë Europën pas Luftës së Dytë Botërore.Por, duke marrë parasysh se popullsia me përkatësi serbe në Mal të Zi përbën rreth 1/3 e popullsisë së përgjithshme kemi të bëjmë me çështje e cila mbetet shqetësuese, si për momentin aktual dhe në të ardhmën. Sepse vetëm politika serbe nuk ka pasur guxim të pranoj gjenocidin i cili ka ndodhur në vitin 1995 në Srebrencië, sepse qendron në ndërgjegjën kolektive të atyre që e kryen dhe të atyre që nuk e parandaluan. Pikërisht në lidhje më këtë çështje ditë më parë përfaqësuesi i Bashkimit Eurpoian(BE), Josep Borell, “ia ka bërë të qartë Serbisë, se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid dhe se kush nuk e pranon atë nuk ka vend në familjen evropiane”. Pikërisht një ndarje e tillë politike do të ndikojë në raportët në mes konstituentëve dhe të stabilitetit të qeverisjës aktuale në Mal të Zi. Nuk ka dilemë se do të jetë vështirë një bashkëqeverisje stabile me ata të cilët mohojnë gjenocidin, sepse kemi të bëjmë me një model të panjohur në pluralizëm.
Krizë qeveritare dhe parlamentare
Pikërisht një votim i tillë ishte shkas për paraqitjen e turbulences politike kryesisht nga ana e Frontit Demokratik(DF), sepse ata janë deklaruar publikisht se qeveria aktuale nuk ka mbeshtetjen e tyre. Dhe jo vetëm kaq, sepse ata momentalisht janë duke bojkotuar edhe parlamentin deri sa të sqarohen disa çështje të raportëve në kuadër të shumicës parlamentare. Një qendrim i tillë paraqet një situatë të veçantë e panjohur deri më tash, që është kundër vullnetit të qytetarëve të cilët votuan ndryshimin në zgjedhjet e 30 gushtit 2020.Në sajë të rrethanave aktuale politike në Mal të Zi, nuk ka dilemë se një veprim i tillë është në favor të DPS-it nga del se DF vepron kundër interesave të marrëveshjes së shumicës parlamentare aktuale, por të interesave të individëve të ndryshëm.
Ndryshime në qeveri apo zgjedhje të reja
Pavarësisht animoziteteve dhe turbulencave politike në mes individëve apo subjekteve politikeçështja e qeverisjes mbetet të trajtohet si përparësi në dialog dhe kompromis nga ana e shumicës parlamentare. Vetëm me qasje realiste në favor të parimeve demokratike duke dëshmuar vullnet politik mund të gjindet zgjidhje optimale për të qeverisur.Në sajë të situates momentale del qartë se të gjithë përbërësit e koalicionit qeveritar del qartë se si zgjidhje mbetën ndryshimi në qeveri, qeveri teknike apo zgjedhje të parakohshme parlamentare.Por, pasi deri më tash janë mbajtur dy takime në kuadër të koalicionit të shumicës parlamentare, nuk ka dilemë se takimi i tretë që do të mbahet këto ditë së do të përcaktojë edhe fatin e kësaj qeverie dhe të shumicës parlamentare.
Përgjegjësia e opozitës për të kaluarën
Në sajë të praktikës politike në ato mjedise ku ka ndodhur rotacioni i pushtetit, roli i opozitës mbetën i veçantë, në sajë të qendrimit dhe të veprimit politik. Kryesisht kemi të bëjmë me qendrimin kritik ndaj pushtetit, duke vendosur në fokus veprimet e dëmshme në kuadër të qeverisjës.Por, në këtë aspekt në Mal të Zi kemi rast të veçantë, sepse opozita aktuale, ka qenë në pushtet për tridhjetë vite, andaj e ka të vështirë të pajtohet me fatin e humbjës së pushtetit, andaj i mungon qasja opozitare në skenën politike në Mal të Zi. Duke marrë për bazë qeverisjën e tyre për tre dekada, ata mbajnë përgjegjësi për devijimet e zhvillimëve të përgjithshme në vend. Pikërisht, nga një konstatim i tillë, ata nuk kanë të drejtë morale të kritikojnë pushtetin aktual, sepse ata kanë trashëguar prej tyre privatizimin e dështuar, korrupcionin dhe devijimet e ndryshme me pasoja të mëdha shoqërore.Përveç konfrontimeve verbale politike në mes pozitës dhe opozitës, një dukuri e tillë është e pranishme edhe në kuadër të shumicës parlamentare ne mes Froniti Demokratik(DF) dhe Demokratëve të Malit të Zi(DCG), që ka të bëjë me egoizmin dhe gjelozinë partiake për dominimin në skenën politike të elektorati votues kryesisht ortodoks në këtë mjedis.Përvoja e deri tashme politike dëshmon se sindormi i liderizmit mbetën çështje për hulumtim, sepse egoizmi dhe atavizmi mbesin dukuri te autokracisë që janë të dëmshme për demokracinë parlamentare. Dhe në një situatë aktuale politike në Mal të Zi, nuk kemi qeveri të qëndrueshme sepse qeveria sulmohet si nga opozita dhe një pjesë e pozitës(DF), duke qenë rast i rrallë në demokracinë pluraliste.
Në mes konslodimit apo dekompozimit
Në një situatë të tillë konfuze dhe me animozitete në kuadër të shumicës parlamentare ka gjasa të përfitojë opozita aktuale e në veçanti DPS-i e cila vepron për t’u konsoliduar pas kalimit në opozitë, andaj do të përdorë të gjitha mekanizmtat dhe përvojën politike për të përfituar nga mungesa e unitetit të shumicës parlamentare.Pavarësisht paknaqësisë në kuadër të shumicës parlamentare, analistë të ndryshëm vlerësojnë se duhet gjetur zgjidhje që do të ishte kompromis i pranueshëm për të gjithë. Një veprim i tillë do të dëshmojë se rotacioni politik i pushtetit nuk ishte rastësi por shprehje e vullnetit të qytetarëve për ndryshim.Në të kundërtën në Mal të Zi do të kemi një vjeshtë të nxehtë politike që do të jetë test i veçantë për shumicën parlamentare, në mes konsolidimit apo të dekompozimit politik.
(Korrik 2021)