Nostalgjia për Shkodrën

0
(Çdo qytet ka simbolin e dashnise se tij)…
Nga :Laukë Luka
Mbas tre vjetesh, plot nostalgji e mall, kalova disa dite te gezueshme ne qytetin tem. Kam lexu ne nji liber si epilog kete fraze: “Cilido qe ka vizitu kjofte edhe njihere te vetme Shkodren, e ka te pamuejtun me e largu tundimin per me u rikthy perseri”!….
Po me ato qe kane le e jetu gjate ne kete qytet ( si puna jeme sot 83 vjeçar), çka mundet me ndodhe!?…..
Rrugen Rinas- Shkoder e kalova tuej shikju sa majtas e djathtas. Varg i gjate makinash vetura te markave te ndryshme. Asnji ndryshim, veçse sinjalistika rrugore e permiresueme disi. Me bani pershtypje se ndonese dite jave per pune, nuk pashe asnji kamion pune!?(vend pasanikesh? shtet intelektual apo pak sa mafioz?)
*Ndryshime te vogla ne hymje te qytetit. Si gjithnji Kisha e Zojes, figura e se ciles, shekuj ma pare, asht shkepute prej kishes me te njajtin emen, per me fluturu matane detit…..
Ma tej po punohesh ne rotonden e Bypasit. Ishte ne perfundim, fillu shume vite ma pare!?
Kudo levizje veturash e po aq edhe biçikletash si dhe qej bastarde qe lirshem , banin “teta” vend e pa vend mes makinave e qytetareve!?…
*Filloj plazhin ne Velipoje. Rruga e vjeter, e cila ishte inauguru segmente- segmente, per qellime propogandistike, disa here, ma ne fund kishte perfundu.Rregullu si superstrade me te gjithe parametrat e duhuna. Ndersa rruga e premtume me lidhe Velipojen me Shengjinin, ne Baks-Rrjolle kishte mbete, tuej prite mandatin e trete.(Veprat e “medhaja”, prej ma pak se 10 km. duen kohe, mund, djerse e rrena ma shume se realitet per me perfundu!…
*Velipoja e bukur si zonje mes te dy vellazenve: majtas Shengjini e djathtas Ulqini pertej lumit(ky ma i zhvilluem e i perparuem, sepse plazhet tona per shume vite mbeten te shkreta e ato te Malit te Zi lulezuen e vazhdojne edhe sot te shkelqejne)!….
*Ne Velipoje resurset nuk mungojne.Rana e mrekullueshme (padyshim ma e mira nder gjitha plazhet e vendit tone), 70 perqind e virgjen me brezin e pishave e ujin e detit pa derdhje fekalesh (ndertesat e hotelet funksinojne me gropa septike), mjete lundruse te pakta ose asnji qe ndotin ajrin!..
Prej Ranes se hjedhun e deri tek derdhja e Bunes, fushe, mal, pyll, kenete e det, ne nji vije vetem 25 km. (e shfrytezohen vetem 5-6 km)!
Fjala turiste te huej asht vetem reklame e publicitet qeveritar qesharak. “Turistet”frekuentues jane vetem qytetaret shkodrane, disa shkodrane prej puke e Kopliku, katundare bushatas e fshatare te katundeve perrreth!(nderkohe qe shume familje nuk kane mundesi ekonomike me e shiju),e frekuentimi me shumice bahet prej kosovareve,fale Rruges se Kombit…
*Plazhin e frekuentojne familjare te moshes mesatare si dhe gjyshe e gjysha me nipa e mbesa te vegjel.Bie ne sy paraqitja e shendeti i tyne. Pak sheh burra te dobet apo gra nen 80 kile!..Vorona ka lane gjurmet e saja. Burrat me bark me u ba te pelqyeshem(un uomo senza la pancia è come la notte senza la luna), e grate me sfidu citatin e dikurshem qesharak e idiotesk te diktatorit “Lufte rehatise personale”(Biçikleta pa shale-T.Banushi)!..ha ha ha
*Ne zheglonin tem çdo dite kenaqem tuej ndigju e bisedu,djathtas me kosovarin Ramush per trimni,patriotizem e pak fanatizem.(E shoqja perdore nji kostum baje te veçante qe e mbulon prej kokes deri tek kambet.Me ate lahet e thahet)!? Ndersa majtas shkodrani i vjeter Gasper Argjendari me te shoqen Çiçilja, me tregon ngjarje te vjetra.
“Prane detit e prane mretit”-i tham me te qeshun.
-Jo,me thote. “Detin e shijuem vone , se kur e patem rinine, nuk na lejoj “mreti jone” e sot ne pleqni nuk na len shendeti t’i ndihet si duhet lezeti”-Por nuk asht turp te vime ne plazh edhe pse ne moshe pleqnije!
Nji i ri afer nesh qe na ndigjoj shtoj: “Turp asht me ju pa ala gjalle”..(shko.more i pa edukate i tha tuej qeshe Gaspri i mire!
* Po per Shiroken, çka me thane ma pare? Me i ba reklame liqenit( ndonese i mbushun me barishte),ajrit e sherbeles se Taraboshit.Plazhet per t’u la vetem si dikur ne rrasat e shumta.Kujtoj kohen kur ishim te rij e ndigjonim atje me radio dore,Tershanen,Vaçen,Liljanen si dhe me za te ulet Beattles, Celentanon, Morandin etj.etj.e biseda e barcoleta. Sot Perla e Shkodres, ba ma e bukur me rruget me pllaka,sheshe,lulishte, klube e hotele…..
*Shume prej shkodraneve, qe kishin mundesi me ba diçka per qytetin kane ike.Ku asht filan ekonomist? , Po mjeket,infermieret, teknike e mekanike, artiste e sportiste te talentuem, ku jane? Disa ne Tirane, tjere jashte vendi deri ne Amerike, Itali, Greqi,Gjermani etj.etj.Iken lane vendin sepse aty talenti i tyne nuk vlene ma shume se nji dorce djathi
Por ka edhe te ndershem qe me to sot krenohet qyteti se mundohen t’i napin jete e gjallni!..Kur sheh bustin e Luigj Gurakuqit ne qender te qytetit e sa e sa tjeter dale prej duerve te arta te artistit skulptor Ferid Kola krenohesh.Apo David Boseta poet e shkrimtar,mesuesi Naim Haxhija, Ahmet Puka qe vagezon vargje me arome Shkodre etj.etj.
*Nji emen tjeter veçohet dentisti Doktor Besnik Rusi, prej familjeve te vjetra shkodrane prej fisit te madh Rusi me tradita qytetarie, pune e ndershmenie.
Ne kliniken e tij moderne,klinike e nivelit bashkkohor europian, punon me te birin edhe ai mjek dentist( tradite e vjeter shkodrane me trashigu zanatin), si dhe punesu edhe nji mjeke specialiste e nji infermiere.
Si shok e mik i vjeter, gjate mjekimit e “mbyta” me pyetje e biseda. Me thote:- 0 Luka, nuk je tek berberi, por tek dentisti, me len te punoj!
Kishte te drejte, mbi orarin simbas pronetimit, prisnin paciente te shumte rrallen!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.