At që nuk e bënë dot politika e bënë futbolli. Sot të gjithë në Shkoder , dhe jo vetëm në qytet, porn ë të gjitha Bashkitë e Qarkut shkodër krenari është Vllaznia. Minuta e 74 e takimit , ku Marku kthen në golë penalltin e akorduar nga gjygjtari i ndeshjës ka vleren e tre pik ve të çmuara drejtë titullit kampion.Dikush në një statues shkruante: rama jo gjithëkund fiton, madje në Shkoder dhe me Shkodranët e ka vështirë… Ishte fjala mbase për Olsi ramën i cili është drejtor i Partizanit të mundur nga Vllaznia pikrisht sot.e pra kjo është Vllaznia ajo qaë nga ka bërë realisht shumë herë krenar.!Më poshtë kronika e kësaj jave …Teksa ka mbetur dhe një javë nga fundi i kampionatit, Teuta merr kryesimin e kampionatit në kuotën e 63 pikëve, po aq sa Vllanzia, por favor për durrsakët mbetet golavarazhi +1 gol më shumë së shkodranët. Në vendin e tretë renditet Partizani në kuotën e 61 pikëve, ndërsa Laçi në vendin e katërt me një pikë më pak.Renditja në mesin e tabelës nuk ndryshon, teksa Tirana pas barazimit 1-1 me Apoloninë djeg mundësinë për Kupat e Europës duke u renditur në vendin e 5-të në kuotën e 55 pikëve.Skënderbeu renditen në vendin e 7-të në kuotën e 37 pikëve duke shpëtuar zyrtarisht nga rënia në një kategori më poshtë.Situatë interesante paraqitet dhe në fundin e tabelës, teksa Kastrioti dhe Bylisi vazhdojnë më diferencën e 1 pike pas barazimit 1-1 në Kamëz.Renditjen e mbyll Apolonia e cila ka rënë zyrtarisht nga kategoria dhe luan pa objektiva.