Nëse doni të dini çfarë bënë një Kinez i pasur kur dënohet me burgë lexoni më poshtë…

0

Nga : Marash  Gilaj

Një kinez i pasur mund të paguajë dikë tjetër që të bëjë burgun në vend të tij. Ata quhen “ Ding zui” ,( fajtorë rezervë), në shqip. Kjo është pjesë e kulturës kineze që në kohë të lashta, por u rishfaq publikisht në vitin 2009.

Disa njerëz kanë kujtesë fenomenale, të jashtëzakonshme.

Kështu, p.sh: Themistokliu, politikan dhe ushtarak, i cili ka jetuar në Greqinë e lashtë, rreth 2500 vjet më parë, kujtonte 41 000  emrat e athinjotasve që jetonin në kohën e tij. Aq banorë kishte qyteti atëherë.

Kardinali Italian Mexofanti (Mezzofanti), i cili ka jetuar midis viteve 1774 – 1849, ishte i aftë të mësonte një gjuhë të huaj brënda një nate, falë kujtesës së tij. Në moshën 50 vjeçare, ai dinte më shumë se 50 gjuhë e dialekte të huaja.

Filozofi Italian Piko de la Mirantola, në moshën 18 vjeçare zotëronte 22 gjuhë të huaja. Ai jetoi nga viti 1463 – 1494. Vdiq 31 vjeç.

Sipas mjekësisë, në gjithë botën , jetojnë rreth 20 persona që mbajnë mend gjithçka që u ndodh në jetë saktësisht. Kjo lloj sindrome quhet Hipertimezia.

 

16 Maj 2021

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.