E PËRFSHIRË, POR JO NË GARË

0
Nga : Rita Kalaj Shkurtaj
Eksperienca si vëzhguse dhe numruese në votime
U desh më shumë se një javë për të rimarrë veten nga ajo ndjesi tejet shokuese për t’mos thënë dëshpërimi nga ajo çfarë përjetova në ato dhjetra orë. Ishte hera e parë dhe mendoj se do jetë e fundit për nga zhgënjimi që pësova, nga ajo që vëzhgova, numrova, pashë e dëgjova në ato institucione të improvizuara si qëndra KZAZ-shë. Edhe pse tendencat ishin qartësisht transparente për ta përbaltur, fundosur dhe zhvlerësuar totalisht forcën politike, të cilën e përfaqsova, sërish ndihesha gjithë dinjitet në mesin e asaj turme rrobotësh të kurdisur për të plotsuar me çdo kusht listat dhe kuotat e premtuara para çeqepaguesve partiak nga patronazhistët, si kushti i tyre jetik për të ruajtur statukone si nënpunës të emëruar në administratë..
Dhe gjithë këtë eksperiencë e përmbledh me një falenderim të posaçem ndaj LSI-së së Qarkut Shkodër e në veçanti LSI-së Malësisë së Madhe.
Megjithëse proçedurat ligjore janë primare në një proçes votimesh demokratike, ose jo, sërish po i quaj sekondare për nga pesha e emocionit dhe mungesa e dinjitetit njerëzor që malsorët gardjan “të votës së lirë” të shitblerë nga listëpaguesit, demostruan në ato pak ditë.
Dhe me të drejtë në këtë pikë kritike që gjindemi, ka ardhur koha ta pyesim veten të gjithë, se çfarë e karakterizon sot një trashëgimtar tipik malësor, sidomos kur veten e shet sa një thes patate, familjen e këmben me një domixhan raki, kur shahet nga nëna apo i ceket morali familjar dhe e përtyp me të qeshur, i merret fytyra për hirë të partisë, dhe e merr si kompliment dhe vazhdon e vashdon në të tijën të rend pas skllavopronarit për t’i ruajtur fronin, duke e ditur fort mirë se çfarë e pret në fund të ditës.
Përtej përçmimit të kësaj cektine dinjiteti social ku kemi rënë, ku vetë këta lidër të ricikluar sa në një kahje në tjetrën për interesa vetjake, e dinë fort mirë se pasi të bien nga froni s’ka për tua kthyer askush një stol mbarë, madje as këta servila manjak, prandaj le të terhiqen sa nuk kanë humbur gjithçka.
Personalisht ndjej keqardhe për gjëndjen në të cilën kemi rënë, e them këtë pasi ato ditë në qendrat e numërimit u rreshtuan djem dhe vajza të shkolluar e të mirë edukuar, sidomos nga rradhët e opozitës, për të cilët duhet të krenohet jo vetëm familja, por edhe Malësia që i ka, e ta mendosh se këta djem dhe vajza punojnë për të tjerët në një kohë që duhej të ndodhte e kundërta, ndaj bëj apel, për hirë të kësaj Malësie dhe ardhmërisë së saj, le tua dorëzojmë frenat e drejtimit më të rinjve, pasi sot Malësia ka plot djem dhe vajza që kanë dinjitet, kanë vizion dhe janë të gatshëm të punojnë me sinqeritet për të ardhmen e tyre në këtë vënd e për këtë vënd, sa nuk ua kemi vrarë shpresën dhe besimin se ky vend u përket vetëm atyre.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.