Voltana Ademi , promovon dy bashkpuntorët e saj , tashmë kandidat për deputet në kuvëmdin e Shqiperisë , Emin dhe Benin.Madje shkurtazi, por saktësoisht u ka bërë portretizimin këtyre.Ja si shkruan Kryetarja për dy nëkryetarët…
Emi dhe Beni janë dy bashkëpunëtorët e mi më të afërt në administrimin e Bashkisë së Shkodrës. Njihem prej shumë vitesh me Emin dhe me Benin. Kanë shumë cilësi të përbashkëta, të cilat i kanë shfaqur vazhdimisht gjatë aktivitetit të tyre profesional.
Emi është personifikim i gruas shkodrane e shqiptare. Nënë dhe bashkëshorte shembullore, profesioniste e përkushtuar në punë, bashkëpunëtore e aftë dhe e mençur e mbi të gjitha, një mike e kolege e rrallë dhe e kudogjendur në çdo rrethanë!
Beni është i përkushtuar dhe pasionant në punën që merr përsipër. Është i komunikueshëm me të gjithë, i durueshëm e i matur. Është ndër ekspertët e spikatur të qeverisjes vendore, në krye të të cilës është prej shumë vitesh.
Me Emilian dhe Arbenin përfaqësues ShkodraFiton ShqiperiaFiton!