Flakadani i dashurisë

0

NGA :Marash Gilaj

 Shpirti digjet flakë,

Këndon e derdh lot lumturie,

Nga një ëndërr,

Që s’shuhet ditë as natë,

Si shkëndi fatmirësie.

Sot u zgjova gazplotë,

Me besim se fytyra ime,

Ka zënë vend në vegimet e tua,

Shikimi yt sa shumë më thotë,

Syri dhe buza juaj,

Buzëqeshin për mua.

Dua të shkrihem ,

Të bëhem njësh me ty,

Në këtë magji që mahnit,

Mbi fytyrën tënde,

shoh një shkëlqim të ri,

Nga kjo dehje ëmbëlsie dridhem,

Zjarri që fshehim në zëmrat tona,

Na përvëlon, krejt na zhurit.

Për të qënë të dashuruar,

Nuk mjafton vetëm rinia.

Vërbimi i dashurisë,

Krejt më ka marruar.

Por rrugën ma ndriçon,

Një yll fatbardhësie.

Flakadani i dashurisë,

Shkrin gjithë akujt e maleve,

Me delikatesë e plot pasion,

Ndjej gjakun tënd

nën përkëdheljet e mia,

Sa vrullshëm pulson.

 

21 Mars 2021

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.