Nga: GezimVuçaj
NE U TRËMBËM
Zogu e la këngën përgjysëm
Iku nga çerdha e tij
Ne të dy u tëmbëm dhe ikëm
Pa bërë dashuri .
Perse e gjithë kjo frikë ?
Dhe kjo ikje në këtë natë
Zogu la folen që kish ngirit
Këta të dy i trëmbi një trumcak …
************************
Lindje në ëdërr
Pafundësi gjelbrimi
Lindi përmes teje
Ti je fundi dhe fillimi
I një jete të re.
Ëmbëlsia jote
Më ndez në zëmër zjarrin e haresë
Mengjeset zgjohen me ty
Si margaritarët e veses.
Dita ecen plot dritë e shpresë
Mbrëmja një çokolatë në buzet e mija
Srish në mengjes Lind-dita e ëmbël
Nata ka marrë lodhjen me vehte
Frymëzimi i puthjes tënde lind në ëndërr.
Si bishti icigarës
Diku i tretur
Jam në kujtimet e tua
Në një udhëkryë i hedhur
Si në një bisht cigarje
Hiri i tretur ,gaca u shua…
Kalimtaret ëndërrën na e kanë shkelur.
VARGJET E MIA I KA MARRË ETJA
Kan dhimbje vargjet e mija
Fletët të virgjëra po rrinë
Kush ti lexoi, po ikën rinia?
Servilët e zyrave, ku e dinë
Se çfarë është poezia .
Ndaj mbetëm shtigjeve të mallkimit
Në këto ujëra halli….
Kemi ngritur ishullin e vargjeve
Servilet, mosmirënjohesit e kohës
i kanë marrë frënat , ecin ku i çon Kali….
Vargjët e mija i ka marrë etja …
Ju ndoshta me pijen e kalorsit të pa ngopur
Shuani etjen tuaj o njerzë !
Por vargjet e mija I njomin buzët e fletve të bardha
Veç atherë kurë nga kali të kenë zbritur barkëmedhënjët
Poezisë sime , dhe lexuesve të saj do t’u vijnë radha.
ANJEZA “ ZGJOJ” …
-motiv gjatë promovimit te librit të Prëç Zogaj; “Anjeza nuk u zgjua”-
Njohës dhe të panjohur u turrën
Ty Anjezë për të të zgjuar
Vëtëm pakë prej tyrë ta dinin gjumin
Rëndësi ka për ta , se kush I kish ftuar..
Eh si qënka shkrimtari, si fëmra
Fjalët e tij I lindë nga zëmra..
Anjeza jote o Prëç Zogaj, zgjojë
Në kujtesën tonë poet e shkrimtar Malësor
Që edhe ni harrofshin pushtetet, koha s’do I harrojë.
Anjeza nuk u zgjua, po flënë ne shtratin me deborë.
GERMADHA
Falëdhe vetëm fjalë I themi njëri –tjetrit nganjëherë
Dhe në morinë e tyre, mbëetë serish diçka e pa thënë
Dhe digjet ajo fjalë si trungu në pyll, vëç tym në humnerë
As njëri e as tjetri nuk dfijmë se çfare po kerkojme dhe ku ta lëm
Dhe pa pritur fjala tek mëndje keqi paska ndaluar …..
Si një avëntur e lashtë moskokëçarje e çmëndurie,
U mblodhën pleqt dhe e çmuan si gjënë më të trishtuar
Dhe vunë rojtarë, kësaj fjale ,germadhë dashurie.
Dhe vunë rojtarë, kësaj fjale ,germadhë dashurie.
KU LIND DHE STREHOHESH O DASHURI
Të mbaj mënd diku rrëzë një muri
apo ulur në stolat e një parku
Por edhe tek udhëton pas një atobuzi….
Oh ti linde në një aktivitet plot histori…
Ata flisnin per Skenderbeun
Ti me ata sy , flisje për dashuri…
Ti ke lind para krishtit
Rilind përher՞ me të njëjtin ëmër…
Të kerkojnë në shtrat nganjeherë…
Por harrojmë. T’i strehohesh vec në zëmër…
DY….
Dy pika loti janë var
Në mollzat e faqeve ecin
Kush e di se kur kanë per tu ndal
Ty … të kanë
Burim të pa shterrshëm….
UNË DHE TI
Ti më veshtroje me mëdyshje
Unë shkeputja vëmendjen hera-herës
Ti silleshe fluturim si një dallandyshe
Unë pritja aromen tënde si flladin e pranëveres.
Teksa shikonim njëri tjetrin sy me sy
Përqendrimin na e humbi një flutur
Kopsen e shkopsitur në të bukurin gji
Se kuptova , e shkopsite, apo kishte këputur?!
FJALË DASHURIE
Ai ia ngatrroi floket asaj nepër gishta
Ajo si pa dashje zberthej kopsën e këmishës së bardhë
Të dy u habiten me njëri-tjetrin, si zogjt nëpër ahishta
Kjo ditë e mbushur me puthje të ngrohta , valë- vale
Harruan se çfar I kishin thënë njëri –tjetrit këtë natë
Dhe të tjerve çfar do u thonin për këtë orë të vonë
Dashni qiellore,kohë e shkurtër kohë që vështirë për tu mat
Eh .. s’jan këta të vetëm , sa e sa të tjerë këto fjalë I thonë.
A do përseritet më kjo natë për këta vajzë e djalë?
Vitët që do vijnë plot vrull e trazime apo si uji i qetë?
Eh… Lumi ata që I kanë thënë njëri- tjetrit të tilla fjalë
E, mund të thuhen shpesh, por vlerë kanë një herë në jetë
DALLANDYSHJA DHE …
Mëngjesi hodhi
Një dallandyshe në liqën
Largë në breg doli
Dhe hapte dhembët një qën.
Më pas dallandyshja
Mbi valë fluturoj
Me të u bashkua dhe qyqja
Qëni në ikje të hënes hungroj….
TIGANI I JETES
E mora të kuqin e vezes se diellit
E vëndosa në tiganin e jetës
Yjet për të ndezur zjarrin ia mora qiellit
Ecim në rrugën që këmi zgjedhur vetës.
Kalors nder beteja gjithe jeten mbetëm
Me plot ëndrra po i kruajm dhembët
Dashnia prekë me duar gacen e erosit
Të vdekurit mirepresin lule tek koka dhe këmbët
Në tiganin e Jetes vazhdon të skuqet ….
Gjysma e vezes se diellit, këtu farktohen dhe kangët.
Dielli
Prendim i diellit…
Ne ikje pas malit i dha një bojë
qiellit blu, sa faqeja ju skuq
dhe drurët si ushtarë të lodhur
rrëzën e fundit mbajnë mbi sup
Dielli ikën tashmë me koken fshehur
Heshtja qiellin e bën me blu
Dashnoret nga dashuria të dehur
Ecin drejtë errësirës, kështu, kuturu..