Në Shkoder, por edhe në M.Madhe libri dhe ata që e kanë shkruar librin, por edhe ata që e kanë lexuar librin realisht janë të moçëm. Këtë nuk mund ta mohojnë askush. Natyrisht që ne nuk po listojmë as librat e Shkruar në Shkoder dhe në M.Madhe, dhe as shkruesit e tyre dhe as lexuesit. Por po sjellim në kujtesë se në një ditë të tillë si e data 23 prill, datë e cila është dita e librit, do të duhej që vëçmas një shkolle atje në Gruemirë, ku fatmiresisht mesuese janë dy apo tre krijues, pra shkrues të mire dhe natyrisht edhe ka lexues të mirë, mësojme se pikrisht atje shkolla e ka sjellë në kujtesë diten e librit. Po kështu në Shkoder, një aktivitet kushtuar kësaj ditë është organizuar në bibloteken “Marin Barleti” në qytetin e Koplikut nuk u verejt të këtë një veprimtari të tillë. Gjithësesi ne nxorrem nga arshiva e fotove tona këto dy libra, ku shkruesi, pra shkrimtari Ramiz Lika, ia ka dhuruar lexuesit ketu e 40 vite më parë. “Taifun në brigjet tona” Pçr të gjithë ata lexues të asaj kohe që e kane lexuar është një roman, i cili trajton mjeshterisht ngjarjet e mardhenieve të ngrira e të ftohta me Rusinë. Po kështu edhe “Stuhia”, një roman që edhe sot e ka peshen e fjalës artistike. I Sollem këto në vemëndje, jo thjesht për të zgjuar kujtesen e per të larguar harresen ndaj vëmëndjës së librit, por edhe për të treguar se në një ditë të tillë të ditës së librit shkrimtarët e sotem do të duhej tu tregonin lexuesve, se ne kemi libra dhe shkrues, që u duhen rekomanduar edhe lexuesve të brezit të sotem.